Zgjedhjet, Komunat e veriut
kërkojnë ndryshimin e fletëvotimeve

Zgjedhjet, Komunat e veriut<br />kërkojnë ndryshimin e fletëvotimeve
MITROVICE- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë pritet të mbahen pas pesë ditësh, ndërkohë që simbolet shtetërore të fletëvotimeve përsëri janë bërë shkak i mëdyshjes për liderët serbë për pjesëmarrje ose jo në këto zgjedhje.

Kandidatët e Listës Serbe nga gjashtë komuna me shumicë serbe në anën jugore të lumit "Ibër", që nga e dita e martë do të vazhdojnë me aktivitetet parazgjedhore, ndërkohë që katër komunat në veri të Kosovës, nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe nuk do të ketë fushatë në këto komuna.

Këtë e ka konfirmuar për Radion "Evropa e Lirë", Goran Rakiç, kryetar i komunës së Mitrovicës së veriut.

Ai ka theksuar se në komunat veriore nuk do t’i thirrin qytetarët për të dalë në zgjedhjet e ditës së diel, në qoftë se Prishtinë zyrtare mbetet pranë qëndrimeve të saj, ka thënë Goran Rakiç, kryetar i komunës së Mitrovicës së veriut.

Gjatë ditës së marte, zyrtarët e Beogradit kanë porositur serbët që t’i dëgjojnë kryetarët e komunave të tyre, të cilët po bisedojnë sot në Beograd me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç.

Ky i fundit, para takimit me kryetarët e komunave të veriut, ka thënë se mosdalja në zgjedhje, nuk është zgjidhje.

Pavarësisht nga pjesëmarrja ose jo e serbëve në zgjedhjet parlamentare, bashkësia serbe i ka 10 vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe e cila i ka tubuar edhe shumicën e atyre serbëve që kanë qenë deri më tash në institucionet e Kosovës, por edhe ata që kanë marrë pjesë në institucionet paralele serbe, i ka ndërprerë aktivitetet parazgjedhore që ditën e parë të fushatës, me 28 maj.

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur të martën se procesi i shtypjes së fletëvotimeve për Zgjedhjet e 8 qershorit ka përfunduar.

Siç thuhet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në pajtim me nenin 64 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, miratoi procedurën për ndarjen e ulëseve për Kuvendin e Republikës së Kosovës për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2014.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë