TIRANE- Kryebashkiakët aktualë në rrethet më të mëdha të vendit, kur kanë ngelur edhe 6 muaj nga zgjedhjet lokale shprehin dëshirën për të rikandiduar sërish. Ndonëse struktruat e forcave politike kryesore në vend nuk kanë nisur ende procesin e përcaktimit të kandidatëve pasi janë në fazë konsultash, kryebashkiakët e këtyre qyteteve shprehen se nuk do t’i thonin “JO” një oferte të re nga forcat e tyre politike.

Të pyetur nga “Shqiptarja.com”, kryebashkiakët theksojnë se është shumë herët për të menduar për garën elektorale të 2015, ndaj edhe më shumë se sa për të janë duke finalizuar projektet e nisura.