Zgjedhjet, KVV: Pak apelime për
procesin, Kolegji trupë inkoherente

Zgjedhjet, KVV: Pak apelime për<br />procesin, Kolegji trupë inkoherente
Koalicioni i Vëzhguesve Vendor ka publikuar raportin për drejtësinë zgjedhore për procesin e 25 qershorit.
 
KVV thekson se ndryshe nga procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvend të vitit 2013, i cili ishte voluminoz në ankimime dhe apelime, procesi zgjedhor i Zgjedhjeve Parlamentare 2017  pati një numër tejet të ulët rastesh.
 
Një precedent ky, që në vetvete mund të lexohet si shenjë pozitive, por që e vendosur në kontekst provon të kundërtën. Kjo për shkak të një gjuhe anatemuese ndaj procesit ankimor të përdorur jo vetëm nga aktorët politikë, por edhe prej vetë përfaqësuesve të institucioneve.
 
Nga ana tjetër vlen të theksohet se ndonëse kishte pak praktika ankimore, sërish u vërejtën anomali në këtë mekanizëm.
 
Kolegji Zgjedhor kryesisht, si rrugë gjyqësore e ankimimit të çështjeve zgjedhore dhe e pakushtëzuar nga precedentët e vendimmarrjeve që vetë vendos, ka vazhduar edhe në këtë proces të jetë një trupë inkoherente.
 
Akoma më problematike në këtë proces zgjedhor ishte qasja e Trupës së Kolegjit për të qendruar jashtë konfliktualitetit politik, pa ndërhyrë në brendi të kontekstit.
 
Në dy çështje me rëndësi thelbësore për procesin, përsa i përket afatit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore, trupa e Kolegjit u shmang në vendimmarrje duke mos dhënë një përcaktim apo një qasje ligjore për problematikën
” thuhet në raport. 


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola