Koalicioni i Vëzhguesve Zgjedhorë ka dalë pasditen e sotme me një qendrim publik rreth transparencës së financave të partive politike.
“Në këtë gjendje të transparencës së financave të partive politike, diskutimet për parime dhe vlera shumë të rëndësishme si dekriminalizimi i politikës, barazia në garimin elektoral, informimi i publikut, mbesin në kuadrin e keqpërdorimit politik dhe intelektual pa asnjë produkt në të mirën publike.”- deklaron KVV.
Ajo shton më tej se Kontrolli financiar i partive politike shqiptare vuan prej një niveli të lartë moszbatimi dhe mosrespektimi të ligjit.
“Mosdorëzimi në kohë dhe i plotë i raporteve vjetore vetëdeklaruese të financave prej partive politike; auditimi jo profesional dhe jo i plotë i ekspertëve kontabël të caktuar për auditimin e shpenzimeve; dhe mos marrja e masave administrative dhe mos investimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kontrollimin e financave, janë tre pikat më nevralgjike të mosfunksionimit të kontrollit financiar.”- thuhet në deklaratën e KVV.
/Shqiptarja.com