Belind Këlliçi bëhet i pari që shpall zyrtarisht kandidaturën për të qenë ai opozitari përballë Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës. Në një fjalim të gjatë selia nga e PD, deputeti thotë se vendimin për të kandiduar e mori për të prezantuar një model të kundërt nga kryebashkiaku aktual.

"Kam vendosur të kandidoj në këto primare të Partisë Demokratike, të parat për forcën tonë dhe për politikën në Shqipëri, prej të cilave, me votën e anëtarësisë dhe simpatizantëve, do të zyrtarizohen kandidatët e Opozitës së Bashkuar për bashkitë e vendit.  Mbërritja në këtë vendim nuk ishte e menjëhershme, dhe ka ardhur pas një reflektimi të gjatë, pas konsultave dhe takimeve të përditshme me demokratët dhe banorët e Tiranës, në zonat e mia elektorale e kudo tjetër. Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. Është shfrytëzuar për vite nga Erion Veliaj. E ka shfrytëzuar detyrën për të blerë mbështetje brenda PS. Në 2 mandate ia ka dalë të imponojë diçka false të qytetit. Ky model duhet të bjerë. Nuk e meritojnë qytetarët eksperimentin më të keq të rilindjes", tha Këlliçi.

Edhe drejtuesit e opozitës Berisha Meta në daljen e tyre sot, u shprehën se vlerësuan kandidaturën e Këlliçit.

“Kandidati do të dalë nga primaret dhe ne këtu ramë dakord se ky koalicion mbështet plotësisht primaret. Unë përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendit, që synon t’i hapë fund kryetarokracisë. Këlliçi ka shprehur dëshirën dhe unë e përgëzoj plotësisht, sikundër përgëzoj secilin personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garën për qytetar të parë të Tiranës apo funksione të tjera”, tha Berisha.

Për Tiranën, pritet që të shpallin kandidaturën edhe disa figura të tjera të PD, si mjeku Ilir Alimehmeti, ish deputeti I PD Gert Bogdani, por edhe anëtari I Këshillit kombëtar Julian Deda.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
Belind Këlliçi zyrtarizon kandidaturën për primare në PD: Jam i kundërti i modelit të Veliajt

 

Belind Këlliçi prezanton kandidaturën për primare në Partinë Demokratike duke thënë se do të jetë i kundërti i modelit të Erion Veliajt, për të cilin thotë se për 8 vite e bëri Tiranën qytet të pajetueshëm.

“Kam vendosur të kandidoj në këto primare të PD, të parat për forcën tonë politike. Me votën e anëtarësisë dhe kandidaturave do zyrtarizohen kandidatët. Mbërritja në këtë vendim ka ardhur pas konsultave. Vendimi u arrit për disa arsye.

Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. Është shfrytëzuar për vite nga Erion Veliaj. E ka shfrytëzuar detyrën për të blerë mbështetje brenda PS. Në 2 mandate ia ka dalë të imponojë diçka false të qytetit. Tirana mund të rregullohet dhe Bashkia të shërbejë edhe pa vjedhur. Tirana sot nuk ngjason me asnjë qytet në BE. Bëhet çdo ditë e më shumë e pajetueshme, më e ndotur. Në 8 vite humbi trashëgiminë historike prej metrave katror leje ndërtimi që dha babëzisht, pa kriter. Veliaj kërkon të shfrytëzojë këtë pushtet të madh. Kërkon mandate të tretë që përfitimin ta rrisë edhe më shumë. Ky model duhet të bjerë. Nuk e meritojnë qytetarët eksperimentin më të keq të rilindjes. E kam të papranueshme të mbetem dëshmitar okular i kësaj katastrofe. Të rinjve i duhen 3 jetë për të blerë një apartament. S’i bëj kurrë bisht përballjes dhe garave. Nuk kam futur kurrë duart në xhepat e askujt. Nuk më lidh asgjë me këtë model të neveritshëm. Dinjiteti është vlerë e përjetshme dhe nuk e tregtoj për karrierë politike. Unë i hyj me bindje kësaj gare se jam i kundërti i modelit të Veliajt. Nuk jam i shantazhueshëm e as peng i askujt”, tha Këlliçi.