Zgjedhjet lokale, Milo takim me 
Ramën: Topi në fushën e PS-së

Zgjedhjet lokale, Milo takim me <br />Ramën: Topi në fushën e PS-së
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim në selinë e Partisë Socialiste një nga aleatët, Paskal Milon kryetarin e PDS-së. Burime për A1Report kanë thënë se gjatë takimit është diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy partive për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. PDS është pjesë e koalicionit të majtë, ndërsa Milo kohët e fundit ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk po zbaton marrëveshjen e tyre të firmosur para zgjedhjeve qëndrore të 23 qershorit 2013.  

Ora 17:30 Nis takimi me Paskal Milon e PDS 
Kryeministri Rama ka nisur takimin e parë me kreun e PDS Paskal Milo

Ora 18:05 Milo: Topi është në fushën e socialistëve
Kryetari i PDS, Paskal Milo pas 30 minutash takim me kryeministrin Edi Rama në selinë e PS-së tha për mediat se partia e tij kërkon vetëm atë që i është premtuar. Milo tha se gjithçka varet nga PS dhe se tani topi është në fushën e socialistëve.

paskal milo

“Gjithçka do varet nga mbarëvajtja e negociata në ditët që vijnë. Nuk është çështje kërkesash, është çështje mirëkuptimi si aleatë të vjetër. Në radhë të parë ka të bëjë më vlerat që ka partia PDS, e cila nuk dëshiron të largohet nga ky koalicion. Por kjo nuk varet nga ne por nga partenrët tanë socialistë. Që nga zgjedhjet qëndrore ne nuk jemi trajtuar si partnerë historikë, nëse ka një kontratë të dytë që të trajtohemi si na takon. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se ajo që kemi nënshkruar. Zoti Rama mirëkuptoi një pjesë të sugjerimeve, jemi në proces me qëllim që të mund të arrijmë të bashkojmë forcat. Kjo nuk varet nga PDS por mënyra se si PS do përgjigjet. Topi është nga ana e PS. Deri ditën e shtunë ka mjaft kohë për të realizuar atë që kemi biseduar. Të gjitha alternativat janë të hapura”, deklaroi Milo.  

Ora 18:05 Kryeministri Edi Rama doli nga selia e PS pa dhënë asnjë deklaratë për mediat


Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani