Zgjedhjet lokale, MPB: Në listën
paraprake janë rreth 3.4 mln votues

Zgjedhjet lokale, MPB: Në listën<br />paraprake janë rreth 3.4 mln votues
3 milionë e 367 mijë e 75 qytetarë do t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, sipas listës së dytë paraprake të zgjedhësve. 

Sipas Ministrisë së Brendshme numri i dublimeve është 49% më pak, krahasuar me listën përfundimtare të zgjedhësve të 21 Qershorit, dhe se po punohet për ta ulur më tej këtë numër, deri në publikimin e listës përfundimtare.

“Janë rreth 3900 dublime në lista dhe po vijon puna për të minimizuar këtë numër. Është monitoruar procesi i bllokimit të shtetasve mbi 100 vjeç në listën e zgjedhësve dhe përfshirjen me kërkesë të vetë shtetasve në listë, sipas procedurës së parashikuar, duke e zbritur këtë shifër në 1140 shtetas, nga 1288 që ishte në zgjedhjet e fundit parlamentare”, tha Bledar Doracaj, drejtor i Gjendjes Civile.

Lista paraprake është shpërndarë në zyrat e Gjendjes Civile në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Lezhë, Shkodër dhe Dibër. Qytetarët me të drejtë vote mund të bëjnë verifikimet, me qëllim shmangien e gabimeve që mund të përbëjnë shkak për mospjesëmarrjen në procesin e votimit.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron