Zgjedhjet lokale në Itali,humbje
shokuese  për Lëvizjen 5 yjet

Zgjedhjet lokale në Itali,humbje<br />shokuese  për Lëvizjen 5 yjet
Zgjedhjet lokale në Itali mund të konsiderohen një disfatë për Lëvizjen 5 Yjet e komedianit Beppe Grillo i cili ka pësuar një humbje të madhe madje duke humbur edhe Genova qyteti i lindjes i vetë Grillos.

Lëvizja 5 Yjet ndonëse e prezantuar si një lëvizje kundër politikës tradicionale pësoi humbje të mëdha në shumë prej qyteteve.

Kandidatët e kësaj lëvizjeje nuk kanë marrë mjaftueshmëm vota për të dalë në përballjen e raundit të dytë në asnjë prej qyteteve të mëdha.Ata kanë pësuar disfatë edhe në Romë e Torino, ku triumfuan në zgjedhjet e kaluara

Sipas mediave italiane, thuajse të gjitha qytetet e mëdha italiane do të shkojnë në balotazh më 25 qershor.  

Ndërsa në shkallë kombëtare më shumë vota ka marrë qendra e djathtë ndërsa pjesëmarrja në këto zgjedhje është mbi 60%.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan