Roma pritet të zgjedhë për herë të parë një grua në krye të bashkisë ndërsa mbahet sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.
Virginia Raggi, nga lëvizja anti-establishment 5 Yjet, konsiderohet favorite ne këtë garë kundër Roberto Giachetti i Partisë Demokratike.
Analistët argumentojnë se fitorja e saj, përveçse historike do të ishte padyshim një goditje e rëndë për kryeministrin italian Matteo Renzi, partia e së cilit rrezikon të humbasë edhe në kryeqytetin financiar italian, Milanon ndërsa po përballet me 2 beteja të ashpra në Torino dhe Bolonja.
Imazhi i Renzit është dëmtuar shumë nga problemet ekonomike pas vitesh të tëra masash shtrënguese që kanë rritur pakënaqësinë mes italianëve.
Avokatja 37 vjeçarja Raxhi fitoi 35 % të votave në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajt 2 javë më parë.
Fitorja e saj në Romë do ti jepte lëvizjes së themeluar nga komediani Bepe Grillo një platformë për zgjedhjet parlamentare të 2018-ës.
Por kushdo që të zgjidhet si kryetar bashkie në Romë, do të trashëgojë një qytet të zhytur në borxhe që arrijnë deri në 13 miliard dollarë, dyfishi i buxhetit vjetor.
Banorët e Romës janë të zemëruar me pirgjet e mbeturinave dhe problemet serioze me transportin publik. Demokrati Ignazio Marino dha dorëheqjen tetorin e kaluar pas skandalit mbi shpenzimet dhe që atëherë Roma ka mbetur pa kryetar bashkie.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com