Pak para mbylljes së votimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, nënkryetarja e PDK, Vlora Çitaku, në një konferencë për mediat ka ftuar të gjithë qytetarët e komunave në balotazh që të shfrytëzojnë të drejtën e votimit para mbylljes në orën 19:00. Ajo tha se sot është një ditë feste për demokracinë dhe dita vendimtare kur qytetarët të japin verdiktin për të ardhmen katër vjeçare të komunave të tyre. Çitaku theksoi se këto zgjedhje lokale nuk janë për politikanët, por për qytetarët e Kosovës, të cilët me votën e tyre do ta fuqizojnë demokracinë dhe shtetin e Kosovës.
“Ka mbetur dhe pak kohë deri në mbylljen e vendvotimeve në komunat në balotazh. Sot është ditë feste për demokracinë, është dita vendimtare ku ju jepni verdiktin për të ardhmen katër vjeçare të komunave tuaja. Prandaj, ju ftoj sërish të gjithë juve që keni të drejtë vote dhe nuk e keni shfrytëzuar ende, të dilni të votoni për ata që do të ju udhëheqin në 4 vitet e ardhshme. Bazuar në informacionet e marra nga vëzhguesit dhe komisionerët tanë, të angazhuar në tërë territorin e vendit, procesi zgjedhor po ecën mbarë, pa ndonjë parregullsi. Edhe një herë, bëj thirrje që të shfrytëzoni kohën e mbetur deri në mbyllje të vendvotimeve dhe të dilni e të votoni dhe të zgjedhni udhëheqësit tuaj më të mirë. Shpresoj që në fund të ditës, demokracia të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve.” - tha ajo.
Lajmi kryesor:
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Përfundon numërimi në shumicën e komunave, Albin Kurti humb thellë, merr vetëm katër komuna! LDK fiton në Prishtinë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1638
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor, 20:18
-
Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit
28 Dhjetor, 16:15
-
Festat e fundvitit/ Fluks hyrjesh drejt Shqipërisë dhe Kosovës në Morinë! Punohet me 8 sportele
28 Dhjetor, 16:08
-
Kurti u kërkon ambasadorëve të veprojnë shpejt ndaj sulmeve nga Serbia: Beogradi me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundër Kosovës
28 Dhjetor, 12:43
-
Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci: Grupi i Radoiçiçit vazhdon të jetë rrezik për Kosovën
28 Dhjetor, 11:19
-
Mbi 100 mjekë të larguar këtë vit nga Kosova, punonjësit e shërbimit mjekësor tregojnë arsyet e largimit
28 Dhjetor, 10:17
-
Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'
27 Dhjetor, 19:50
-
Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare
27 Dhjetor, 17:34
-
Aktakuzë kundër 5 të dyshuarve për krime lufte në Kosovë
27 Dhjetor, 16:52
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24
-
Kosovë/ Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë
27 Dhjetor, 11:09
-
Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
27 Dhjetor, 11:03