Zgjedhjet lokale,Rama:Jo për fitore
por rilindim ndjenjën komunitare

Zgjedhjet lokale,Rama:Jo për fitore<br />por rilindim ndjenjën komunitare
TIRANË - Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në 23-vjetorin e FRESSH, u ndal edhe te zgjedhjet e ardhshme lokale, duke iu drejtuar të rinjve tha se “Kemi detyrën jo të fitojmë zgjedhjet e ardhshme, por të rilindim ndjenjën e disiplinën komunitare”.

“Kemi detyrën jo të fitojmë zgjedhjet e ardhshme, por të rilindimin ndjenjën e disiplinën komunitare. Zgjedhjet jo me kundërshtarin që e mundëm dhe do e mundim sërish në 2017, por janë për stacionin e radhës për detyrën tonë. Nuk do i kthejmë në një betejë politike, por do zgjerojmë shpresën.”- tha Rama.

Më tej gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se do të respektohet kuota 50% për 50% gra e vajza dhe burra dhe djem në Këshillat e rinj bashkiak.  

Gjithashtu ai shtoi se  këto do të jenë zgjedhjet e para ku askush nuk do të detyrohet të marrë pjesë në mitingje.

 “Këto do të jenë zgjedhjet e para që asnjë rrogëtar i shtetit  nuk do detyrohet të marrë pjesë në miting. Asnjë shkollë në republikë nuk do të lërë asnjë orë mësimi për të mbushur sheshet elektorale. Së bashku fituam betejën e 23 qershorit.”- shtoi Rama.

Në lidhje me ndryshimet e bëra me reformën administrative territoriale, Rama u shpreh se janë liruar zona që ishin pengje të fisit më të madh apo të fshatrave më të mëdhenj.

“PS dhe LSI do mbështesim së bashku kandidatët, por do të jeni ju të rinjtë, së bashku me prindërit dhe fqinjët në komunitetet tuaj. Do të zgjedhim një model të ri qeverisjeje, një rrugë të re për çdo bashki të re.”- tha Rama.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!