Zgjedhjet, Lulzim Basha heq dorë
nga Tirana, ja kandidatët e PD-së

Zgjedhjet, Lulzim Basha heq dorë<br />nga Tirana, ja kandidatët e PD-së
TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherësh Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha nuk do të jetë kandidati i PD për bashkinë e kryeqytetit. Ky fakt konfirmohet nga burime të sigurta brenda selisë blu, sipas të cilave kryebashkiaku aktual e ka përjashtuar veten nga një kandidim për një mandat të dytë në Tiranë.

Po ashtu nga të njëjtat burime bëhet e ditur se Majlinda Bregu, Halim Kosova, Jorida Tabaku, Grida Duma, Arben Ristani dhe Gert Bogdani janë emrat më në zë për të qenë kandidatë për kryetar Bashkie të Tiranës.

Megjithatë, po të njëjtat burime saktësojnë se opozita po zhvillon sondazhe dhe anketime për të arritur në emrin më të përshtatshëm për bashkinë e kryeqytetit në një kohë kur na ndajnë vetëm tre muaj nga zgjedhjet vendore.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve