Zgjedhjet, Mediu kritika Bashës:
Fut sekserë për bashkinë Durrës!

Zgjedhjet, Mediu kritika Bashës:<br />Fut sekserë për bashkinë Durrës!
TIRANE - Aleati kryesor i demokratëve në opozitë shfaq pakënaqësitë e para për zgjedhjet lokale. Republikanët duket se janë të pakënaqur nga qëndrimi i lidershipit emokrat, sidomos për propozimin që PR ka bërë për të kandiduar në Durrës Agron Dukën.

Në një bisedë telefonike për A1 Report kryerepbulikani Fatmir Mediu thotë se ky proces po kalon përmes sekserëve dhe jo në takime konkrete që përcakton qartë qëndrimin e PD në raport me këtë propozim.

Duke shfaqur hapur këtë pakënaqësi, Mediu nuk përjahston mundësinë për të shkuar të vetëm në zgjedhjet lokale, por këtë thotë ai e përcakton kryesia e Partisë Republikane e cila do të mblidhet ditën nesërme në orën 11:00 ku do përcaktohet grupi negociator.

Prej disa kohësh republikanët kanë bërë publike propozimin e tyre për të kandiduar në Durrës deputetin Agron Duka, si një kandidaturë që sipas Mediut të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues.

Ndërkaq të mërkurën kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur tryezën e aleatëve për të vendosur për koalicionin dhe formulën se si partitë opozitare do të shkojnë në zgjedhje.

Në një kohë kur PD-ja pati në fokus të saj kauzën për dorëheqjen e Metës dhe protestat e përshkallëzuara, si pa e kuptuar PD-së i ikën nga koalicioni partia numër dy në opozitë PDIU, ku te henen zyrtarizoi marrëveshjen me koalicionin qeverisës.

PD-se i shterojne aleatet, pas ikjes se PDIU-se pakenaqesi edhe ne radhet e PR-se
Ndërkohë që edhe sekretari politik Partisë Republikane, Olsi Baze, ka shkruar dje në “Facebook” se opozita ndodhet në një moment mjaft të vështirë që është edhe shumë delikat për të përcaktuar të ardhmen jo vetëm të PD, por edhe të së djathtës. Po ashtu sipas Bazes është e domosdoshme që në këtë moment çdo lloj negociate mes partive të djathta të udhëhiqen nga lideri historik i së djathtës Sali Berisha. 

“Në situatën që është krijuar në mesin e opozitës gjykoj se ka mbetur një rrugë. Sali Berisha duhet të udhëheqë si lider historik i të djathtës negociatat e partive të djathta dhe të çdo kualicioni te mundshëm të së djathtës. Largimi i PDIU dhe largimi mëse i mundshëm i PR është një çast shumë delikat dhe precedent i rrezikshëm për të ardhmen jo vetëm të PD por edhe të së djathtës", shkruan Olsi Baze, i cili haptazi ka shigjetuar Lulzim Bashën si lider të paaftë për të drejtuar të djathtën.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve