Zgjedhjet,Mediu: Opozita është e
vonuar në negociatat me aletatët

Zgjedhjet,Mediu: Opozita është e<br />vonuar në negociatat me aletatët
TIRANE - “Ndërsa kanë mbetur rreth 3 muaj nga zgjedhjet vendore që do të mbahen më 21 qershor, opozita është e vonuar në negociatat aleatët e saj.” Deklarata është bërë nga kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu një aleat i kahershëm i Partisë Demokratike gjatë një interviste dhënë për A1 Report.

Duke folur në lidhje me kandidatët e mundshme që do të paraqesë opozita, Kreu i PR Mediu theksoi se me rëndësi është që të synohet që të jenë kandidatura fituese por edhe me integritet. Mediu nënvizoi se nuk bëhet fjalë për kandidatë konkretë, por shtoi se është në dijeni të të listës së kandidatëve që vijnë nga kryesitë e degëve të PD. Sa i përket emrave konkretë Mediu tha se Agron Duka i PR do të ishte një kandidaturë fituese për Durrësin.

Megjithatë, Fatmir Mediu tha se në ditët në vijim do të mblidhet tryeza e aletarëve për të përcaktuar mënyrën e prezantimit në zgjedhjet vendore, por se sipas tij negociatat nga ana e opozitës janë të vonuara.  

“Ditët në vijim do të mblidhet tryeza e aleatëve për të përcaktuar mënyrën e prezantimit në zgjedhjet vendore por mendoj se opozita është e vonuar në procesin e negociatave. Opozita duhet të synojë kandidatura fituese në zgjedhjet vendore. Nuk bëhet fjalë për kandidatë specifikë por mendoj se Agron Duka është kandidaturë fituese për Durrësin. Unë jam në dijeni të listës së kandidatëve që vijnë nga kryesitë e degëve të PD. E rëndësishme është që kandidatët të jenë me integritet.” u shpreh në intervistën për A1 Report Fatmir Mediu

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm