Zgjedhjet, Merkel frikë nga lajmet
e rreme,kërkon ndërhyrje ligjore

Zgjedhjet, Merkel frikë nga lajmet<br />e rreme,kërkon ndërhyrje ligjore
Pas Hillary Clinton edhe kancelarja Merkel ka kërkuar që të dënohen lajmet e rreme.

Gjatë një fjalimi në parlament, Merkel pranoi faktin që lajmet e rreme do të luanin rol gjatë zgjedhjeve të shtatorit të ardhshëm në Gjermani dhe kërkoi rrugë të reja për rregullimin e informacionit online si edhe masa më të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes.

Kujtojmë se reagimi vjen pasi prej kohësh qarkullojnë zëra se hakerat rusë kanë ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Madje edhe shumë anëtarë të partive si SPD edhe CDU e kancelares kanë kërkuar që të nisë një betejë kundra lajmeve të rreme. Kohët e fundit në Gjermani shumë prej politikanëve janë shprehur se janë cituar për deklarata të cilat nuk i kanë bërë.

Lajme të tilla kanë sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit