Zgjedhjet, Merkel merr goditjen e
parë, humbet në landet ku u votua

Zgjedhjet, Merkel merr goditjen e<br />parë, humbet në landet ku u votua
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë goditjen e parë nga elektorati, pas politikës me dyer të hapura që ka ndjekur sa i përket krizës së emigrantëve. 
Rezultatet tregojnë se Kristian Demokratët humbën mbështetje në Baden-Ëuerttemberg dhe Rhineland Palatinate, por mbetet partia më e madhe në Saksoninë Anhalt. Partia “alternative gjeërmane, që është kundër emigrantëve ka korrur një fitore të madhe ashtu si pritej. 

Anëtarët e kësaj partie janë duke festuar, pas votuesit e ndëshkuan Kancelaren Merkel. Kryetarja e kësaj partie, Frauke Petry ishte e ngazëllyer kur foli para përkrahësve të saj. 

"Është politika katastrofike e kancelares Merkel e cila iu ka hapur sytë njerëzve. Kjo është arsyeja e vetme pse ne kemi pasur sukses dhe shifrat tregojnë se jemi dyfishuar ", deklaroi ajo. 

Social Demokratët në fakt ishin humbësit më të mëdhenj në përgjithësi, ndërsa mbështetja e tyre ka rënë ndjeshëm.Për CDU-në e Merkelit, e cila humbi në dy nga tre shtetet ku u bënë votimet, zgjedhjet e së dielës janë parë si një qortim kër kancelaren. Megjithatë anëtarë të tjerë të koalicionit qeverisës kanë thënë se politika e dyerve të hapura ndaj emigrantëve nuk do të ndryshojë.
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan