Zgjedhjet, MF inspektim në Doganën
e Kapshticës,Goricës e Qafë-Thanës

Zgjedhjet, MF inspektim në Doganën<br />e Kapshticës,Goricës e Qafë-Thanës
Me afrimin e datës së zgjedhjeve Ministritë që drejtohen nga ministra teknikë intensifikojnë inspektimet në institucione.
 
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat Ministria e Financave e drejtuar nga Helga Vukaj, në vijim të verifikimit të informacioneve të përditësuara nga terreni, njofton se po inspekton në mënyrë intensive Degët Doganore, Drejtoritë Rajonale të Tatimeve si dhe institucionet e tjera të varësisë.
 
Grupet e punës të ngritura për këtë qëllim janë fokusuar sot në inspektimin e sektorëve operacionalë të zonave doganore kufitare në juglindje të Shqipërisë, më konkretisht në Kapshticë, Goricë, Tushemisht dhe Qafë-Thanë.
 
Po kështu janë mbajtur nën mbikëqyrje edhe grupet e antikontrabandës të cilat operojnë në akset e këtyre zonave doganore.
 
Ato po të kontrollojnë nga afër zbatimin e detyrave funksionale nga punonjësit e doganave kufitare si dhe respektimin e rregullave që vendos VKM nr. 473, dt. 01.06.2017 për “Marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.
 
Ministria e Financave u bën thirrje punonjësve të administratës fiskale që të kryejnë me përgjegjshmëri detyrat në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset