Zgjedhjet në Akademi, shpërthen
Fuga: Të shpallen të pavlefshme

Zgjedhjet në Akademi, shpërthen<br />Fuga: Të shpallen të pavlefshme
Akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër pas zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave, ku u zgjodh kryetari i ri si dhe kryesia.
 
Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Fuga u shpreh se zgjedhjet duhet të shpallen të pavlefshme dhe kryesia e re e dalë nga këto zgjedhje, të ngrijë funksionet.
 
“Nuk mund të rizgjidhet një kryesi e cila është përgjegjësëe e vetme dhe e plotë prej një dekade për kalbëzimin dhe stanjacionin e atij institucioni. Ka penguar reformimin e brendshëm të Akademisë, ka penguar mendimin alternativ. Dorëheqja ose ngrirja nga funksionet e kryesisë është i vetmi hap që do ta çlirojë Akademinë nga modeli i vjetër. Kryesia e zgjedhur sot me shpejtësi, ka vetëm një rrugë të arsyeshme, të japë dorëheqje, të ngrijë funksionet, derisa Asambleja të ketë ngritur një komision për të bërë reformimin dhe më pas thërritjen e Asamblesë për zgjedhje të përgjithshme.
 
Zgjedhjet të shpallen të pavlefshme dhe kryesia të ngrijë funksionet për të bërë reformimin e Akademisë
”, u shpreh Fuga.  
 
Duke komentuar deklaratën e Ramës për ndërprerjen e financimit, Fuga tha se Akademia nuk do funksiononte pa fondet e buxhetit të shtetit.
 
“Ndërhyrja e sotme e z.Rama, vjen në vijim të ndërhyrjeve kritike të shumë profesorëve të tjerë, edhe zëra të tjerë kanë kërkuar rinovim të ASH. Situata është e tillë, Akademia jep produktin në këmbim të buxhetit të shtetit. Dhe kur buxheti nuk alokohet, Akademia nuk mund të funksionojë”, tha ai.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave