BRUKSEL - Përfaqësues të grupeve parlamentare europiane janë mbledhur sot për të përcaktuar kandidatët e mundshëm që do të kryesojnë  Komisionin Europian, pasi kryetarët e shteteve kanë shqyrtuar në Bruksel edhe rezultatin e zgjedhjeve.
 
Pas diskutimeve në selinë e Parlamentit Europian, Presidenti Martin Schulz tha se pozicioni i Parlamentit është të mbështesë kryeministrin e Luksenburgut, Zhan Klod Junker si President të Komisionit, pasi partia e tij erdhi e para në zgjedhje.
 
Schulz tha po ashtu se Junker duhet të dijë se pa mbështetjen e grupit socialist, nuk do të ketë mazhorancë në Parlamentin Europian.
 
Kritikët thonë se ofertat e qeverive të Parlamentit mbeten burimi kryesor i legjitimitetit në BE.
 
Nigel Farage, lideri i partisë kryesore në Britani, e cila doli e para në zgjedhjet elektorale, u shpreh se takimi i sotëm nuk ishte tjetër veçse një biznes si zakonisht, pavarësisht rezultateve.
 
Farage e quajti kandidimin e Junker të papranueshëm, duke lënë të nënkuptohej se ai po e konsideron vetveten si kandidat i mundshëm i Komisionit Europian.
 
Ish-kryeministri belg dhe kandidati liberal Guy Verhofstadt u shpreh para gazetarëve se kanë rënë dakord brenda grupit që të mbështesin cilindo kandidat që do të kryesojë sondazhet.
 
Sipas tij, më e rëndësishmja në këtë mes është ruajtja e pozitave të Parlamentit Europian, duke pasur një nga përfaqësuesit e tij si President të Komisionit.
 
Sipas shumë gjasave, rezultati i kësaj lufte për pushtet do të vendosë balancën mes institucioneve europiane.
 
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)