Zgjedhjet në Dajç: Shkojnë
për gjykim 8 ish-komisionerët

LEZHE – Prokuroria e Lezhës ka paraqitur për gjykim 8 ish-komisionerët e komunës Dajç të këtij që mbanin këtë funksion gjatë zgjedhjeve lokale të 8 majit të kaluar. Lulzim Paloka, Ndoc Marku, Mark Kola, Zef Gjoni, Pjetër Marku, Pal Prendi, Gentian Kovaçi dhe Gent Marku akuzohen për cënimin e mbarëvajtjes së proçesit zgjedhor me veprime që arrijnë deri në plotësimin e fletëve të votimit.

“Këta të pandehur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kryer veprime aktive ose me mosveprime të kundraligjshme”, thuhet në një njoftim të Prokurorisë së Lezhës. Ata “kanë nënshkruar vetë në listën e zgjedhësve, kanë plotësuar fletë votimi e kanë votuar në emër të zgjedhësve që nuk janë paraqitur për të votuar e që nuk kanë qënë as në Shqipëri”.

Për këtë, 8 ish-komisionerët akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve