Zgjedhjet në Dibër, kandidati Rama:
Gati zbatimi i projekteve pas 11 shtatorit

Zgjedhjet në Dibër, kandidati Rama:<br />Gati zbatimi i projekteve pas 11 shtatorit
Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në fshatin Ushtelenzë dhe në lagjen Dobrovë të qytetit të Peshkopisë, ku deklaroi se me fitoren e 11 Shtatorit do mund të fillojë të vërë në jetë projektet për zhvillimin urban, investimet në infrastrukturë, krijimin e hapësirave të gjelbra, pastrimin por edhe rigjallërimin e jetës kulturore e artistike.
 
Ashtu siç kam qenë shërbëtori juaj gjatë punës së përditshme në spital ashtu do të jem edhe në bashki. Do ti keni dyert e hapura dhe unë do të jem në shërbimin tuaj për vitet e ardhshme”, u shpreh kandidati Rama.
 
Ndërkaq, në takimin e mbajtur në fshatin Ushtelenzë, kordinatori i PS-së për Qarkun Dibër Damian Gjiknuri tha se Partia Demokratike bën propagandë me premtime që nuk kanë lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale.
 
Ne vijmë ballëlartë. Kemi zgjedhur një njeri të shkëlqyer, që i ka shërbyer popullit. Garancia më e mirë për qytetarin e parë tuaj është karakteri i njeriut. Jeta ju ka mësuar me shumë eksperienca. Vendosini përballë njerëzit dhe shikoni cili është njeriu që i ka shërbyer njerëzve në nevojë?! Cili është njeriu që nuk e ka braktisur Dibrën?!”, theksoi Gjiknuri.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament