Shukri Xhelili sipas Kushtetutës kishte 15 ditë afat për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij.
"Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet", thuhet në nenin 115 të kushtetutës.
Ankimimi i vendimit të qeverisë për shkarkimin e Xhelilit bërë sot në Gjykatën Kushtetuese, bën që zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës të shtyhen pa afat.
“Zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar, zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese”- saktësohet më tej kjo procedurë në nenin 10 të kodit zgjedhor.
Xhelili u shkarkua nga qeveria në 13 maj, një ditë pas publikimit të video-skandalit, ku ish-kryebashkiaku i kërkonte favore seksuale një 20 vjeçareje në këmbim të një pune.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com