Zgjedhjet në Francë, Presidenti
Macron 'pushton' Asamblenë

Zgjedhjet në Francë, Presidenti<br />Macron 'pushton' Asamblenë
Partia e presidentit francez Emmanuel Macron,  është fituesja absolute e zgjedhjeve parlamentare në Francë.Partia e tij Republika në marshim, bashkë me aleatët, ka fituar  351 vende në asamblenë kombëtare  577 vende gjithsej. 

Macron ishte surpriza e zhvillimeve politike në Francë duke përmbysur të gjithë realitetin në vend.  

Partia e kreut të Champs Elysee është krijuar vetëm një vit më parë me gjysmën e kandidatëve të saj që kanë pak apo aspak eksperiencë politike. Brenda vitit ai u zgjodh president dhe mesa duket tashmë ka të gjithë pushtetin në asamable.

Raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare u shënua nga një pjesëmarrje më e ulët në votim dhe dukshëm më e ulët nga ajo e pesë viteve më parë. Këto zgjedhjet mund të konsiderohen një humbje historike për socialistët që deri më tani kanë qënë në pushtet, dhe në këto zgjedhje do të mjaftohen me vetëm 46 përfaqësues.

Për herë të parë në parlament do të hyjë liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen edhe pse kjo forcë politike mori vetëm 8 vende në asamble. E majta radikale  siguroi 17 vende ndërsa partia komuniste 10 të tilla.

Kritikët e Macron shprehen se ‘ushtria e tij’ e ligjvënësve do t’I shërbejnë Kreut të Champs Elysees  për të forcuar mandatin  dhe për të përmbushur politikat e tij pro europiane  dhe reformat në vend.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset