Zgjedhjet në FSHF, UEFA:
Do i ndjekim me vëmendje

Zgjedhjet në FSHF, UEFA:<br />Do i ndjekim me vëmendje<br /><br>
Gara për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të futbollit po hyn në një pikë të nxehtë, me gjithçka ndodh në sipërfaqe dhe nën të. Në një intervistë eksklusive për “Top Channel”, Pedro Pinto ish-gazetar i njohur i CNN dhe sot drejtor i komunikimit në UEFA, tregon për herë të parë qëndrimin e “qeverisë europiane të futbollit” për garën në FSHF dhe fushatën që po paraprin këtë proces zgjedhor.

Në Nion të Zvicrës, godina moderne e UEFA-s ngjan e ftohtë, njësoj si emocionet e portugezit Pedro Pinto, ish-gazetari sportiv i CNN, që sot drejton zyrën e komunikimit të UEFA-s. Dikur gazetar, me detyrën për të bërë sa më shumë pyetje, sot Pedro nuk na lejon më shumë se 3. Zëdhënësi i UEFA-s, vartës i Pedros, rri pas kameras dhe na tërheq vëmendjen, kur bëjmë pyetjen e katërt.

Pedro Pinto, drejtor i komunikimit të UEFA-s, flet në emër të presidentit Aleksandër Ceferin dhe mesazhi që do të përcjellë është vetëm një: UEFA po ndjek me vëmendje çfarë po ndodh në Shqipëri. “Mendoj që është e drejtë që të themi se ky është një moment i artë për futbollin shqiptar. Përfaqësuesja Shqiptare arriti që të kaulifikohet në finalet e kampionatit europian dhe përpos kësaj kjo skuadër bëri një paraqitje shumë të mirë edhe në kualifikueset e botërorit.

Nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe përmirësimin e dukshëm të rezultateve me ekipet kombëtare të moshave apo ndërhyrjet e dukshme në infrastrukturë. Në total mund të themi se federata shqiptare e futbollit ka shkuar drejt një modernizimi dhe përfshirja e saj në programet e UEFA-s, siç është edhe projekti grassruts tregon qartë përmirësimet e këtij institucionit të futbollit shqiptar. Ne presim që kjo gjë të vazhdojë”- thotë Pinto.

Sigurisht UEFA është e informuar për atë që po ndodh me zgjedhjet e datës 7 shkurt. Ne jemi në dijeni që janë dy kandidat, mbetetmi gjatë gjithë kohës në kontakt edhe me FIFA-n duke grumbulluar paralelisht informacione nga terreni për t’u siguruar që gjithcka të shkojë ashtu si duhet”- vijon ai.

“Pozicionimi i UEFA-s në ndërhyrjet politike është shumë i qartë, 0 tolerancë. Kjo është pjesë e statutit të UEFA-s, statutit të FIFA-s ashtu siç edhe ju e dini, për këtë arsye ne nuk do të lejomë asnjë ndërhyrje të politikës në cdo formë të futbollit. Sa i përket procesit të zgjedhjeve, UEFA do të sjellë në Shqipëri një grup të fortë delegatësh që do të ndjekin procedurat dhe të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit.

Do të na duhet të sigurojmë kryesisht që delegatët të mos ndjejnë asnjë presion gjatë procesit të votimit dhe që vota të mbetet sekrete. Ne do të monitorojmë situatën nga shumë afër që çdo gjë që parashikon rregullorja të ndiqet dhe më pas do të kemi një raport nga delagatët tanë. Vetëm pas këtij procesi UEFA do të vlerësojë situatën”- shton zyrtari i UEFA-s./TCH/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre