Zgjedhjet në Gjermani:'Nënokja'
Merkel favorite për mandat të katërt

Zgjedhjet në Gjermani:'Nënokja'<br />Merkel favorite për mandat të katërt
Në Gjermani të dielën mbahen zgjedhjet e përgjithshme, që do të përcaktojnë në se kancelarja Angela Merkel do të vazhdojë të mbetet në post edhe për katër vjet të tjera.

Edhe pse  Merkel ju desh të përballej me kritika për shkak të krizës së imigrantëve në vitin 2015, ajo duket se i ka përballuar me sukses ato.

Anketat tregojnë se ajo pritet të arrijë përsëri fitore, partia e saj Kristiandemokrate udhëheq garën me 14 për qind.

Në Gjermani ajo njihet me nofkën “Nënokja”. Në pankartat e fushatës ajo lavdërohet si “inteligjente, e ekuilibruar dhe e vendosur”, që premton ta mbajë Gjermaninë “në rrugën e suksesit”. Anketat tregojnë se Merkel gëzon mbështetje.

“Por rol të madh ka luajtur edhe zgjedhja e Trumpit, Brexiti, paqëndrueshmëria në botë.”- thotë studiuesi Shkollës Ekonomike të Londrës Julian Gopffarth.

Udhëheqësit e Bashkimit Europian shpresojnë se Kancelarja Merkel do ta forcojë pozitën e bllokut, ndërsa merr veten nga krizat e shumta.

Kryesorja është fluksi i imigrantëve. Në Gjermani hynë në vitin 2015 afër gjysëm milioni azilkërkues. Shumë parashikuan se kjo do të ishte fundi i karrierës politike të Merkelit.

“Duhet të tregohem e ndershme dhe të them se në se do të kërkonim falje se jemi treguar miqësorë me njerëzit në nevojë, ky nuk do të ishte më vendi im,”- tha gjatë fushatës Merkel.

Merkel është përpjekur të rifitojë votuesit, duke u premtuar atyre ligje më të ashpëra për imigracionin. Por kriza e ka fuqizuar mbështetjen për partinë e së djathtës ekstreme, “AfD”, Alterantiva për Gjermaninë. Edhe kjo parti ka vënë në qendër të fushatës çështjen e sigurisë, pas sulmeve terroriste të kohëve të fundit.

“Në se do të siguronin mbi 10 për qind, do të ishte një sukses për ta. Duhet patur parasysh që partia e tyre ka vetëm 4 vjet që është krijuar.”- thotë Gopffarth.

Retorika e partisë AfD kundër imigrantëve e ka trazuar fushatën.

“Jo të gjithë votuesit e partisë AfD janë ekstremistë të së djathtës ekstreme, kjo është fare e qartë. Megjithatë, unë besoj se udhëheqja e partisë janë ekstremistë të djathtë. Ky është problemi.”- thotë analisti Hajo Funke.

AfD mund të bëhet partia kryesore e opozitës, në varësi se cili koalicion qeverisës del nga zgjedhjet.

Edhe kjo do të varet nga suksesi i Partisë Socialdemokrate të qendrës së majtë, të kryesuar nga Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz – i cili vjen i dyti në anketa:

“Kam përshtypjen se populli dëgjon, 50 për qind e gjermanëve nuk janë ende të vendosur se për kë do votojnë.”

Edhe bota dëgjon. Mbështetja për marrëveshjen e Parisit për klimën, kampione e tregtisë së lirë, dënimi i fortë ndaj masave shtypëse të Turqisë, - roli i Gjermanisë në skenën botëtore është duke u rritur.

“Këtë mund ta mësosh edhe kur lexon shtypin gjerman. Por kjo nuk përbën problem madhor për Gjermaninë dhe gjermanët ende mendoj se hezitojnë ta përqafojnë këtë rol.”- thotë Godffarth.

Në vend të kësaj, analistët thonë se shumica e gjermanëve kanë përparësi stabilitetin e brendshëm dhe se kanë për të votuar bazuar tek ky fakt.VOA

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron