ATHINE - Sigurinë se pas zgjedhjeve gjermane te shtatorit vjen edhe një tjetër prerje e borxhit grek shpreh në të gjitha tonet gazeta në fjalë, e cila në artikullin e saj thotë se qeveria gjermane i ka derguar edhe një mesazh konkret Athinës zyrtare, duke i kërkuar që të ruajë qetësinë deri në përfundim të zgjedhjeve në Gjermani.
Po ashtu Bild nuk ngurron të vendosë edhe një “bast” me bashkëpunëtorin më të ngushtë të kancelares Merkel dhe më konservatorin në qeverinë gjermane dhe në Europë, në lidhje me politikat fiskale dhe disiplinën financiare të BE, Wolfgang Schauble, në lidhje me “prerjen e ardhshëm” të borxhit të jashtëm grek dhe pretendon se qeveria gjermane mbaj heshhtje të plotë në lidhje me faktin që Greqia ka nevojë imediate për një tjetër paketë ndihme.
Gazeta me argumentet e saj përpiqet të rrëzojë pretendimet e kancelares Merkel, ministrit Schauble dhe kandidatit Socialdemokrat për postin e kancelarit, Peer Shtainbruk, për perspektivën e një prerjeje të re të borxhit të jashtëm grek, duke theksuar se “Ekziston një fjalë të cilën në Berlin askush nuk do ta nxjerrë nga goja, “prerja e borxhit të Greqisë”, por një gjë është e sigurtë, ajo do të ndodhë pas zgjedhjeve të shtatorit”!
Duke përmendur burime zyrtare, analisti i revistës gjermane, deklaron se qeveria gjermane i ka dërguar një mesazh Athinës zyrtare për një ndihmë të re. “Qeveria e Greqisë ka marrë mesazh nga Berlini që të ruajë qetësinë deri në zgjedhjet gjermane. Më pas do të mundte ndokush të fliste për një prerje tjetër të borxhit grek. Gjithashtu duke u diskutuar janë ndërmjet të tjerash dhe lehtësimet që duhet t’i bëhen Athinës, edhe në lidhje me pagesat e përqindjeve dhe zgjatja në kohë e pagesave të kredive”,- thuhet në artikull.
Gazeta përmend gjithashtu edhe vlerësime të ekonomistëve me shumë emër dhe kolosëve të ekonomisë europiane e botërore, të cilët e konsiderojnë të sigurtë dhënien e një pakete shtesë ndihmë për Greqinë. Këtu përmenden Bundesbank dhe Shoqata e Industrialistëve Gjermanë, ndërkohë që thekson se as elektorati gjerman bindet nga deklaratat e Merkelit dhe të Siobles në lidhje me çështjen greke.
Në komentin e saj në lidhje me këtë çështje gazeta Bild i referohet edhe frazës që ërdor kohët e fundit kancelaria gjermane kur pyetet në lidhje me çështjen e prerjes së borxhit grek.
Kancelaria gjermane deklaron në të gjitha tonet se: “Nuk do të ketë tjetër prerje të borxhit grek!”
“Nuk e shohin Kancelaria dhe ministri i ekonomisë? Jo, ë? Nuk e shikoni? Mos vallë prerja e borxhit grek fshihet pas Akropolit, mos vallë ka kapele maskimi. Shumica e specialistëve shohin një falje të një pjese të borxhit, e cila do t’u kushtonte taksapaguesve gjermanë miliarda euro, si të pashmangshme. Përndryshe Greqia do të rrëzohej nga pesha e borxhit dhe e përqindjeve. Vetëm qeveria gjermane nuk do të shohë prerjen e borxhit. Natyrisht këtë gjë e dinë Kancelarja dhe ministri i ekonomisë, se sa dramatike është gjendja rreth Greqisë. Natyrisht fantahojnë se shumë miliarda gjermane kanë humbur prej kohësh. Por kurrë nuk do të mundë kush që t’u provojë se megjithatë ata e kishin parë borxhin në fjalë. Këto fjalë janë kaq të buta, sa edhe qiriri nën diellin e Greqisë”!- thuhet në artikull.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com