Zgjedhjet në Iowa, humbet Trump
Clinton fiton ndaj Bernie Sanders

Zgjedhjet në Iowa, humbet Trump<br />Clinton fiton ndaj Bernie Sanders
Senatori nga Teksasi, Ted Cruz, një konservator i madh i urryer nga liderët e partisë së tij, ka fituar në mesin e republikanëve në Ajova në zgjedhjet e 1 shkurtit, duke mposhtur miliarderin Donald Trump. Me 95 për qind të votave të numëruara, Hillary Clinton ka siguruar një avantazh të ngushtë ndaj rivalit Bernie Sanders dhe u ka thënë mbështetësve të saj se, tashmë mund të marrë frymë lirisht. 

Në mesin e republikanëve, Cruz ka fituar 28 % të votave, ndërsa Trump 24 %. Për këtë të fundit, kjo është një goditje e madhe pasi ai ka udhëhequr në mesin e republikanëve në sondazhet e disa muajve. Trump e ka minimizuar humbjen duke thënë se është i nderuar që gjendet në vendin e dytë.

“Ajova dha mesazhin se nominimet e republikanëve dhe presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara nuk do të zgjidhen nga mediat dhe as nga themelet e Uashingtonit”, deklaroi Cruz.

Rezultatet e votimeve në Ajova ofrojnë provën e parë lidhur me atë se çfarë mendojnë votuesit për kandidatët, pas një viti fushate të ashpër. Njerëz të shumtë mbushën mbrëmë kisha, shkolla dhe ndërtesa të tjera publike kudo në shtetin Ajova, ku ata morën pjesë në një sistem votimi në të cilin votuesit deklarojnë hapur se cilin kandidat do të mbështesin.

Ky sistem i quajtur caucus, praktikohet në disa shtete. Votimi i radhës, kësaj here me sistemin e quajtur primary, do të zhvillohet në shtetin Nju Hempshër më 9 shkurt.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës, zbardhet dosja! ‘Ma dridh një duhan’, si nisi sherri mes autorit dhe viktimës: Mos më bëni si të fortë...

Vrasja e Egli Progës, zbardhet dosja! ‘Ma dridh një duhan’, si nisi sherri mes autorit dhe viktimës: Mos më bëni si të fortë...