TEHERAN - Kandidati i vetëm reformist në zgjedhjet presidenciale iraniane të kësaj jave, Mohammad Reza Aref, është tërhequr nga gara. Aref tha se pas takimit me kreun e lëvizjes reformiste Mohammed Katami, arrita në përfundimin se pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale nuk do të jetë e dobishme për reformën gjithpërfshirëse. Analistët besojnë se dorëheqja e tij do të rrisë shanset e kandidatit të moderuar, Hassan Rowhani për fitore i cili ka qenë më i favorizuar në sondazhet e fundit.

Mohammad Reza Aref i cili ishte zëvëndëspresident gjatë kohës së presidentit Mohamed Hatami-t kishte premtuar gjatë fushatës së tij elektorale se do të shkurtonte inflacionin dhe do të formonte marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët nëse do të zgjidhej president. Aktualisht pjesa më e madhe e gjashtë kandidatëve të mbetur në garën presidenciale janë konservatorë që kanë lidhje të ngushta me lidërin suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Zgjedhjet e së premtes janë të para që prej vitit 2009, kur reformistët kontestuan rizgjedhjen e Mahmud Ahmadinexhad si president i Iranit. Akuzat për manipulimin e votave çuan në protesta masive të cilat shënuan vdekjen e të paktën 30 personave dhe arrestimin e më shumë se një mijë të tjerëve.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)