TIRANE- Kolegji Zgjedhor morri sot në administrim provat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara në Korçë më 3 nëntor për kreun e bashkisë.

Provat nga Partia Demorkatike u depozituan para dy ditësh, ndërsa sot Kolegji i pranoi.

Përfaqësuesi ligjor i kësaj force politike Ivi Kaso tha se “Kolegji Zgjedhor vendosi të pranojë provat e PD”, ndërsa sqaroi se “Ditën e hënë në orën 15:00 do të shqyrtohen provat e paraqitura në këtë Kolegj nga PD për zgjedhjet për kreun e Bashkisë të mbajtura në Korçë”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)