Zgjedhjet në Kosovë, 10 urdhëra
arresti për manipulimin e votave

Zgjedhjet në Kosovë, 10 urdhëra<br />arresti për manipulimin e votave
PRISHTINE - Në ditën e zgjedhjeve prokuoria e Kosovës ka lëshuar 10 urdhëra arresti kryesisht për shitblerje votash.  Lajmi konfirmohet nga prokuroria e Kosovës Laura Pula, e cila ka deklaruar se “Kemi një rast me 8 persona me dhënie dhe marrje të ryshfetit. 3 persona tani janë vetëm duke u intervistuar në organet e ndjekjes dhe 5 persona tjerë janë në kërkim në lidhje me këtë vepër penale. Gjithashtu 1 person është arrestuar në fshatin Shipol të Mitrovicës i cili është zënë duke marrë ryshfet në shumë të caktuar dhe i njëjti tani është arrestuar dhe kemi një person të arrestuar për shkak se ka tentuar të votoj dy herë dhe potencialisht ky person e ka thyer respektimin e të drejtës së votës”. 

Ndërkohë zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka zbardhur edhe dy arreste e tjera. Njëri nga të arrestuarit ka tentuar në shkollën e fshatit Zhabar të votojë dy herë ndërsa personi tjetër i arrestuar dyshohet për blerje të votave meqë gjatë një kontrolli rutinor policia ka gjetur në automjetin e tij një listë me shumë emra të qytetarëve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se përveç këtyre rasteve janë raportuar edhe disa të tjera, por të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit të votimit.

Shumica e rasteve që janë të raportuara, për ato që ka pasur elemente janë hapur raste në konsultim edhe me prokurorët që janë në terren mirëpo ka edhe disa raste që jepen si informacione në Prokurorinë e Kosovës

Prokurorja ka thënë se prokurorët në terren do të jenë deri në orën 19:00 mirëpo ajo ka bërë thirrje që secili keqpërdorim të vazhdoj të paraqitet në prokurori dhe në institucionet tjera të drejtësisë të cilat janë duke e mbrojtur votën e lirë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri