Procesi i shpalljes së rezultateve përfundimtare për zgjedhjet parlamentare në Kosovë po del të jetë një nga telashet më të mëdha. Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve fajin për këtë çështje po ia lënë procedurave në regjistrim të votave që janë me kusht, por edhe ato me postë.
Koordinatori, i QNR-së Burim Ahmetaj, thotë se vonesa e ardhjes së votave me postë po shkakton edhe vonesa tjera në këtë proces duke përfshirë edhe publikimin e rezultatit përfundimtar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund ta bëjë një gjë të tillë ndërsa në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të konfirmohet se
se kanë përfunduar të gjitha proceset e numërimit të votave.
Si pasojë e kësaj, rezultatet përfundimtare nuk mund të priten para një periudhe 10 ditore.
Zgjedhjet në Kosovë kaluan në një situatë të qetë, ndërsa nga certifikimi i rezultatit do të varet edhe fati i qeverisë.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
(g.f/shqiptarja.com)