Zgjedhjet në Maqedoni,kush
janë 6 gratë fituese në komuna

Zgjedhjet në Maqedoni,kush<br />janë 6 gratë fituese në komuna<br>
Zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoni nxorën fituese gjashtë gra, të cilat do të drejtojnë 6 komuna nga 80 të tilla që numëron vendi fqinj. Mediat maqedonase raportojnë se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 15 tetor, Natasha Petrovska në komunën e Manastirit dhe Milikie Halimi në komunën e Haraçinës fituan, duke marrë mbi 50% të votave.

Të dyja këto gra vijnë nga radhët e LSDM-së. Ndërkohë, në raundin e dytë, i cili u mbajt dje, lista u pasurua edhe me katër gra të tjera.

Ato janë Teuta Arifi e BDI-së në Tetovë, Sonja Stanmenkova në Makedonska Kamenicë, Zhaklina Jovanovskanë në Nagoriçan të Vjetër, ndërsa në Mogillë fitoi Jamsina Gulevska, edhe këto tre të fundit vijnë nga radhët e LSDM-së.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit