Zgjedhjet në Maqedoni, Gruevski:
Zgjedhjet ishin të parregullta

Zgjedhjet në Maqedoni, Gruevski:<br />Zgjedhjet ishin të parregullta<br>
Gruevski ka thënë se zgjedhjet lokale ishin të parregullta, duke theksuar se ka pasur “shumë trysni, kërcënime mbi votuesit” dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se partia e tij nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

“Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar shumë parregullsi, trysni nga ana e personave me uniformë dhe pa uniformë”, tha Gruevski, duke shtuar se nuk ka pasur zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe sipas tij procesi zgjedhor ka kaluar me “kërcënime, dhe blerje të madhe votash."

Për shkak të arsyeve në fjalë, lideri i VMRO-DPMNE-së bëri të ditur se kjo parti politike nuk i pranon zgjedhjet lokale.

Ai më pas kërkoi organizim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në pajtim me modelin e Përzhinës, të cilat do të zbatohen nga një qeveri teknike njëjtë siç u organizuan më 11 dhjetor të vitit 2016, ndërrim urgjent të drejtorit të Agjencisë për Shërbime Mediale Audio-Audiovizuale dhe emërim të drejtorit nga radhët e opozitës, dorëheqje të kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Çiçakovski dhe kthimin e vendimit të vjetër ligjor nga radhët e opozitës.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar