TIRANE- Partia Socialiste ka ngritur përmes Asamblesë një grup pune i cili do të punojë për ndryshimet statutore.  Një nga pikat e rëndësishme ku pritet të ndërhyhet, është ajo e rregullimit, që nëse kreu i partisë fiton zgjedhjet parlamentare, ai nuk ka nevojë tu nënshtrohet zgjedhjeve brenda partisë për të rikonfirmuar mandatin e tij në krye të saj.

Grupi i punës i cili drejtohet nga Fatmir Xhafaj, përbëhet nga Armando Subashi, Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, Ethem Ruka, Majlinda Bufi, Musa Ulqini, Namik Dokle dhe Vasilika Hysi. Në vendimin e Asamblesë, thuhet se “strukturat e PS-së, me qëllim evidentimin e tyre për organizimin elektoral të  strukturave vendore dhe qendrore të partisë, për maksimalizimin e efektshmërisë së veprimtarisë së tyre, do të duhet të ketë ndryshime në statut”.