Zgjedhjet në SHBA, Jim Webb
tërhiqet nga gara për president

Zgjedhjet në SHBA, Jim Webb<br />tërhiqet nga gara për president
Ish-senatori Jim Webb njoftoi tërheqjen nga gara e kandidatëve demokratë për president në SHBA. Webb e konfirmoi vendimin gjatë një konferencë shtypi në Uashington por la mundësinë e hapur për në garën si kandidat i pavarur.

Ish-senatori tha se për të marë një vendim përfundimtar do të bisedojë me disa njerëz të afërt.

Webb  vazhdimisht e kishte kundërshtuar luftën në Irak por ka ide më konservatore për kontrollin e armëve dhe çështje të tjera që nuk përputhen me shumë votues demokratë.

Pas tërheqjes së tij, në kampin e demokratëve mbeten katër kandidatë: Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton që kryeson garën, senatori nga Vermonti Bernie Sanders, ish-guvernatori i Merilandit Martin O’Malley dhe ish-guvernatori i Rhode Island, Lincoln Chafee.
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit