Ndizet fushata elektrorale për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Këtë herë është këshilltari më i ngushtë i kandidatit republikan Donald Trump Al Baldasaro i cili shprehet se Hillary Clinton duhet të çohet në një vend ekzekutimi dhe të pushkatohet për tradhëti. E menjëhershme ka qënë dhe reagimi i kandidates demokrate Clinton duke thënë se retorika e fundit ofensive e Trump rrezikon të shtojë urrejtjen mes republikanëve.
“Jam një veteran që kam luftuar dhe kam marrë pjesë në operacione në Irak. Jam edhe një baba që ka dërguar një vajzë në luftë. Për mua Hillary është si aktorja Jane Fonda e Vietnamit” u shpreh Baldasaro pjesëtar i asamblesë parlamentare në New Hampshire.
Ai shtoi se Hillary është një turp për gënjeshtrat që u ka thënë nënave të fëmijëve që u vranë në Bengasi dhe se duhet pushkatuar për tradhëti.
Ish sekretarja e Shtetit Hillary Clinton se bashku me kandidatin republican Donald Trump garojnë për pasardhësin e Obamës në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në 8 nëntor.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com