Zgjedhjet në SHBA, Trump:
Obama një fatkeqësi, lideri me i keq

Zgjedhjet në SHBA, Trump:<br />Obama një fatkeqësi, lideri me i keq
“Obama ishte një fatkeqësi dhe një shkatërrim gjatë kohës kur ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë”, është ky reagimi i fundit i kandidatit republikan Donald Trump i cili iu përgjigj akuzave të Presidentit Obama sipas të cilit Trump nuk është person i përshtatshëm për të qënë president i vendit. Manjati në një intervistë për Fox News nënvizoi se Obama ishte i dobët dhe aspak eficent.

Obama ndoshta është lideri më i keq që vendi mund të ketë pasur. Unë di më shumë sesa ai. Shihni Ukrainën. Ai flet për Rusinë dhe Ukrainën. Ndërsa ata kanë marrë Krimenë”, u shpreh Trump.

Një ditë më parë kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi manjatin si një person i cili nuk ka as njohuritë bazë për çështjet themelore. Mesa duket fjalët e tij shkaktuan edhe reagimin e tij. Pavarësisht të gjitha situatave manjati di të jetë në qendër të vëmendjes. E fundit është takimi në Virxhinia, ku kandidati nisi të flasë për një foshnje i cili nisi të qante gjatë fjalimit të tij. “ Mos u shqetëso, i dua fëmijët e vegjël. Dëgjoj një foshnje të qaj dhe më pëlqen”, iu drejtua Trump nënës së fëmijës. Por dashamirësia e tij zgjati shumë pak, i acaruar ai u shpreh "Bëra shaka mund ta largosh atë foshnje” . Fjalët e tij shkaktuan te qeshura dhe duartrokitje te vakta.

Ndonëse na ndajnë 4 muaj nga zgjedhjet presidenciale ku në garë janë republikani Trump dhe demokratja Clinton sondazhet herë pas here përmbysin parashikimet. Për herë të parë Trump ka nisur të humbasë terren jo vetëm nga mbështetësit por edhe nga vetë anëtarët e partisë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë