Zgjedhjet në SHBA, Nishani: Leksion
demokracie, përshëndet Berisha e Rama

Zgjedhjet në SHBA, Nishani: Leksion <br />demokracie, përshëndet Berisha e Rama
TIRANE- Zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar përshëndetën sot rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë të Presidentit të SHBA-së, Barack Obama.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizoi një aktivitet në ndjekje të zgjedhjeve në SHBA, ku merrnin pjesë disa nga personalitetet më kryesore të politikës shqiptare. Kreu i Ps-se Rama përshëndet në Twitter. Berisha përshëndet në mbledhjen e qeverisë

URIMI I BERISHES
Në mbledhjen e qeverisë Berisha uroi fitoren e Obamës. “Ishte një zgjedhje plotësisht e merituar. Obama udhëhoqi SHBA e botën në kohën më të vështirë të tyre pas Luftës së Dytë Botërore. Nën udhëheqjen e tij, SHBA përballuan me sukses krizën më të thellë në historinë, dhe u shndërrua në faktor shprese. Në mënyrë të padiskutueshme paqja dhe stabiliteti botëror njohën dimensione të reja nën udhëheqjen e vendosur të Obamës. Iraku sot është një vend tjetër nga ai që ishte 4 vite më parë, Afganistani ka një perspektivë të qartë, pranvera arabe është një sukses i përpjekjeve të SHBA e aleatët në promovimin e paqes. Bota është më e sigurtë pa kryeterroristin Bin Laden. 4 vitet e tij ishin vite e dialogut më intensiv që i ka shërbyer trajtimit të problemeve madhore ndërkombëtare”

NISHANI: JANE LEKSION PER DEMOKRACINE
Presidenti i Republikës Bujar Nishani i cili ndodhej në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e SHBA-së tha se zgjedhjet e SHBA-së janë leksion demokracie për vendet e tjera. “Zgjedhjet në SHBA, që nga fushata elektorale, dita e zgjedhjeve por dhe mesazhet e përcjella nga presidenti dhe Romney janë leksion demokracie për tërë botën dhe Shqipërinë.  Edhe Klinton që vizitoi Tiranën transmetoi atë çka Obama dhe Romney transmetuan në fjalimet e tyre, pavarësisht diferencave dhe programeve politike palët janë në shërbim të qytetarëve, dhe thelbi i mesazhit të Obamës ishte që të punojmë së bashku. Pranimi i rezultatit nga Romney është tradita më e mirë dhe mesazhi që duhet të vijë pas zgjedhjeve, dhe një leksion për të gjithë vendet e tjera"- tha Nishani.

Më vonë presidenca informoi se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh presidentit amerikan Barack Obama për fitoren e arritur në zgjedhje. “Kam bindjen e thellë se vazhdimi i mandatit tuaj si President i vendit më demokratik në botë, është një kurorëzim i përpjekjeve tuaja në dobi të popullit amerikan dhe të paqes dhe sigurisë në mbarë botën. Jam i sigurt se kjo rizgjedhje do të influencojë mjaft pozitivisht edhe në përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona.”- thuhet në mesazhin e presidentit. Me këtë rast, Nishani shkruan se dëshiroj të shprehë besimin e tij se miqësia historike, partneriteti dhe bashkëpunimi i frytshëm midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të konsolidohen e të zhvillohen më tej, në interes të begatisë së dy popujve tanë dhe të përpjekjeve të Shtetit Shqiptar për konsolidimin e demokracisë, lirisë, zhvillimit dhe shtetit ligjor."

RAMA: FITOI PLATFORMA QE MBRON SHTRESEN E MESME

Kreu i PS-së përshëndet fitoren e Obamës në rrjetin social Twitter. Sipas Ramës fitorja e Obamës është fitorja e një platforme që mbron shtresën e mesme dhe perspektivën e ëndrrës amerikane”Humbja e rivalit te Presidentit eshte humbja e idese se te pasurit duhet te paguajne me pak taksa dhe shteti te ofroje me pak sherbime! Fitorja e Presidentit Obama eshte fitorja e nje platforme qe mbron shtresen e mesme e te varfer dhe perspektiven e endrres amerikane!”

rama twiter

PANARITI: BASHKEPUNIMI I NGUSHTE ME SHBA DO VAZHDOJE
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, theksoi se "projektet e përbashkëta, bashkëpunimi i ngushtë në të gjitha planet, do të vazhdojë. Dëshiroj të theksoj modelin e fortë legjislativ që kjo zgjedhje parashtroi para të gjithë shqiptarëve”

URON DHE PDIU

Edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet uroi Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, për rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë.Me anë të një deklarate për shtyp, PDIU thekson se "mesazhet e dhëna gjatë orëve të para të mëngjesit nga zgjedhjet amerikane duhet të jenë leksione për aktorët politikë në Shqipëri"."PDIU shpreson që shumë shpejt, prej zgjedhjeve të vitit 2013, aktorët politikë në vendin tonë të kenë kurajën dhe pjekurinë politike që të sillen si garuesit në zgjedhjet amerikane, ku fituesi vlerëson atë që humbi dhe e përgëzon për garën pa e quajtur humbës dhe ai që humbet përgëzon fituesin, duke i ofruar bashkëpunim në emër të kombit", vijon deklarata e PDIU.


(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot