Zgjedhjet në Universitete
semestri i dytë, nis pa provime

Zgjedhjet në Universitete <br />semestri i dytë, nis pa provime
TIRANE- Ministria e Arsimit u ka dërguar një shkresë zyrtare të gjithë universiteteve të vendit, që provimet e sezonit të parë të nisin pas datës 27 shkurt, ndërkohë duke filluar nga data 1 shkurt të rinjtë do të nisin të bëjnë lëndët e semestrit të dytë akademik.

Më datë 1 shkurt të gjitha universitete e vendit do të nisin semestrin e dytë. Dhe kjo do të ndodhë edhe pse ata nuk u janë nënshtruar ende provimeve të semestrit të parë. Tashmë kjo nuk është vetëm një vendimmarrje e senateve akademike të institucioneve të arsimit të lartë, por një vendim i Ministrisë së Arsimit që u ka mbërritur të gjithë universiteteve publike. Të gjithë e kanë pranuar këtë vendim, por disa prej tyre nuk janë dakord me të.

"Nuk se përse të shtyhet sezoni i provimeve për shkak të zgjedhjeve në universitete. Ne jemi që procesi akademik të vijojë normalisht", - u shpreh rektori i politeknik, Jorgaq Kaçani. Ndërkohë duke u bazuar te vendimi i MASH, që me datë 1 shkurt, të gjithë studentët do të fillojnë të përgatiten për temat e semestrit të dytë, dhe pas datës 27 shkurt, kur edhe do të jenë shpallur drejtuesit e rinj të universiteteve publike, ata do të lënë sërish librat e semestrit të dytë dhe do të merren me ata të semestrit të parë, pasi do t'u nënshtrohen provimeve.

Ajo që nuk është e qartë është fakti se çfarë do të ndodhë me ata të rinj që do të rezultojnë mbetës dhe nuk plotësojnë kështu numrin e duhur të krediteve për të ndjekur lëndët e semestrit të dytë. Megjithatë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka justifikuar këtë vendim me faktin se që studentët të mos ndikohen nga përballja në provime me pedagogët që janë kandidatë në zgjedhje dhe që votimi të jetë sa më transparent.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset