TIRANË - Nga 21 maj deri 10 ditë pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, të gjithë të burgosurit nuk do të kenë mundësi të dalin me leje shpërblyese.
Ky vendim u bë publik nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço i cili u shpreh se ky vendim është marrë për të mos patur asnjë pakt në kurriz të sigurisë publike.
Referuar kohës kur Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Partia Demokratike, Naço u shpreh se shifrat e 2013-ës ku janë dhënë 2133 leje shpërblyese dhe 512 leje të veçanta, tregojnë se të burgosurit janë përdorur për fushatë eloktorale.
Aktualisht urdhëri për ndalimin e lejeve të të burgosurve u është shpërndarë të gjitha burgjeve, ndërsa pritet që me komisionin qëndror të zgjedhjeve të krijohen të gjitha kushtet për votimin e të burgosurve brenda ambienteve të burgut ku ata vuajnë dënimin.
Tabela e lejeve 2013-2014
Gjatë vitit 2013 - 2133 leje shpërblyese
Gjatë vitit 2013 - 512 leje të veçanta
Gjatë vitit 2014 - 214 leje të veçanta
/Shqiptarja.com

VIDEO