Zgjedhjet në Bullgari, sondazhet nxjerrin fitues partinë Gerb! Partia e ish kryeministrit Kiril Petkov, renditet e dyta

Zgjedhjet në Bullgari, sondazhet nxjerrin fitues partinë Gerb! Partia e ish kryeministrit Kiril Petkov, renditet e dyta

Partia GERB, e ish-kryeministrit Bojko Borisov, ka gjasa të fitojë zgjedhjet e së dielës në Bullgari, të katërtat në vend në më pak se dy vite. Vendi po përpiqet të sigurojë qëndrueshmëri e parashikueshmëri të qeverisjes ndërsa përballet me një inflacion e çmime të larta të energjisë.

Sondazhet e organizatës Gallup International dhe Alpha Research tregojnë se GERB, një parti e qendrës së djathtë, ka arritur të sigurojë 24.6 deri 25.5% të votave. Rivali kryesor i GERB-it, partia reformiste 'Ne vazhdojmë ndryshimin', e udhëhequr nga Kiril Petkov, koalicioni qeverisës i të cilit u rrëzua në qershor, renditet e dyta në sondazh, me 18.9 deri në 19.9% të votave.

Nëse këto rezultate konfirmohen, kjo do të paralajmëronte bisedime të vështira për krijimin e një koalicioni qeverisës, që mund të përfundojnë me një parlament në të cilin asnjë parti politike nuk gëzon shumicën apo dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Secili prej këtyre skenarëve, do të zgjaste paqëndrueshmërinë politike në vend, e do të rriste mundësinë që Sofja të humbiste datën e synuar, vitin 2024, si afat për hyrjen në zonën e euros.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?