Zgjedhjet në Francë, stafi i Macron
denoncon një sulm masiv hakerësh

Zgjedhjet në Francë, stafi i Macron<br />denoncon një sulm masiv hakerësh
PARIS-Stafi i fushatës elektorale të Emmanuel Macron ka denoncuar një “sulm masiv hakerash” pas një rrjedhje dokumentesh, raporton BBC.

Në mbrëmjen e vonë të së premtes janë postuar online një sasi e madhe emailesh të lidhura me fushatën e kandidatit për në Elize.
 
Bëhet fjalë për 9 gigabyte të dhëna, emaile dhe dokumente false, të publikuara nga një përdorues që quhet EMLEAKS, në një platformë që përdoret për të shpërndarë dokumente në mënyrë anonime, “Pastebin”.
 
Pre e sulmit kanë qenë posta të ndryshme elektronike të disa përgjegjësve të fushatës elektorale të Macron. Emailet origjinale u publikuan më pas bashkë me materialet e falsifikuara. Autorët e këtij vepimi “duket qartë që kanë dashur të minojnë fushatë pak orë pas balotazhit të dytë”, bën të ditur stafi i Macron.
 
Sulmi përshkruhet nga stafi i Macron si “një operacion që tenton destabilizimin e demokracisë siç u pa në Shtetet e Bashkuara gjatë fushatës elektorale.”, vijon më tej komunikata.
 
Hashtagu ‘macronleaks’ u shpërnda 47 mijë herë brenda gjysme ne rrjetin social tëitter. Hashtagu u nis nga Washingtoni, konkretisht nga Jack Posobiec, shefi i të ashtuquajturës “The Rebel media”, media e ekstremit të djathtë në SHBA. Në biografinë e tij në median që drejton, thuhet se në vitin 2016 Jack Posobiec ka qenë drejtor i projekteve speciale në organizatën “Qytetaret për Trump”, që mbështesnin Donald Trump-in në fushatën elektorale.
 
Tetë minuta pas publikimit të postimit të Jack Posobiec në twitter me hashtagun #macronleaks, menjëherë ky hashtag u shpërnda nga llogaria e William Craddick një tjetër anëtar i propagandës së të djathë ekstreme në Amerikë.
 
Më pas hashtagu u shpërnda edhe nga faqet nacionaliste franceze.
 
 (e.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore