Grupi i Punës për organizmin e zgjedhjeve në FRPD ka bërë me dije se ka nisur puna për rifreskimin e strukturave në të gjitha nivelet. Në një deklaratë për mediat, Orjela Nebiaj tha se zgjedhjet e reja do të bëhen në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet statutore, teksa shtoi se do të synohet gjallërimi në një nivel më të lartë të veprimtarisë politike të FRPD.
"Zgjedhjet e reja në do të bëhen në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet statutore, në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme periodike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Këto zgjedhje do të synojnë gjallërimin në një nivel më të lartë të veprimtarisë politike të FRPD, nxitjen dhe gjallërimin e strukturave dhe intensifikimin e veprimtarisë publike e elektorale të tij në territoret që mbulojnë degët. Përmes tyre do të synohet zgjerimi dhe ripërtëritja e anëtarësisë së FRPD-së dhe hapja e mëtejshme e saj, duke vlerësuar dhe kontributin dhe angazhimin e të gjithë të rinjve që po dëshmojnë përkushtimin në mbështetje të realizimit me sukses të programit politik në nivel Qendror e Lokal si dhe shtresave elektorale mbështetëse të PD-së", u shpreh ajo.
Ajo sqaroi më pas se fushata e anëtarësimeve të reja do të zgjasë deri në 10 shkurt dhe se do të bëhen nëpërmjet aplikimeve në çdo degë të FRPD, të cilat i dorëzohen Grupit Qendror të Punës në përfundim të procesit.
Kriteret për kandidatët për t'u zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD në nivel lokal apo qendror janë:
•Të jetë individ me integritet të lartë moral dhe profesional
•Të ketë përfunduar arsim e lartë (ose ne proces per nivelet lokale)
•Të ofrojë shanse reale për të ngritur në një nivel të lartë veprimtarinë e FRPD
•Të mos jetë anëtar i Grupit të Punës i deleguar për procesin zgjedhor në FRPD
•Të mos jetë mbi moshën 30 vjeç
Afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave për nivelin lokal dhe qendror pranë Grupit Qendror të Punës është deri më datë 31 janar 2022.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2110
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34