Zgjedhjet në Gjermani, Martin
Schulz do të sfidojë Merkel 

Zgjedhjet në Gjermani, Martin<br />Schulz do të sfidojë Merkel 
Martin Schulz, ish presidenti i Parlamentit Europian pritet të sfidojë Angela Merkel në emër të socialdemokratëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Për surprizë, lideri Sigmar Gabriel ka hequr dorë nga kandidimi.

“Nëse do të kandidoja, do të dështoja”-ka thënë Gabriel. Sipas tij, Schulz ka më shumë mundësi për të fituar garën. Por ky vendim tregon dhe përmasën e vështirësive që karakterizojnë partinë e qendrës së majtë, e cila ka aktualisht rreth 20-23 % të përkrahjes kundrejt 32-38 % që gëzon unioni i kancelares Merkel.

Sondazhet tregojnë gjithashtu se shkalla e mbështetjes ndaj Merkel është rreth 57 %, pra në rritje, në krahasim me momentet dramatike të krizës së refugjatëve. Ndërsa Schulz gëzon rreth 36 % të mbështetjes nga publiku. Schulz, i cili nuk ka patur kurrë një pozicion politik apo administrativ në Gjermani, do të zërë edhe vendin e kryetarit të partisë duke zëvendësuar Gabriel.

E gjithë kjo pritet të sjellë një rikompozim të qeverisë së koalicionit të madh. Ministri aktual i punëve të jashtme Frank-Walter Steinmeier, do të bëhet president federal në 12 shkurt dhe në vend të tij pritet që Gabriel të jetë shefi i diplomacisë gjermane.

E duke qënë se Gabriel ka postin e ministrit të ekonomisë edhe pritet të zëvendësohet. Gjithësesi zgjedhjet e ardhshme vecc të tjerash do të dekretojnë edhe fundin e koalicionit të madh.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari