Qytetarët me të drejtë vote do të votojnë ditën e sotme në Gjermani për përcaktimin e Kancelarit dhe të deputeteve të Bundestagut (Parlamenti Federal).
61.5 milionë votues në 299 zona elektorale në të gjithë Gjermaninë, do të votojnë për të zgjedhur 598 anëtarët e parlamentit të ri.
Sikurse kanë njoftuar mediat gjermane dhe ato ndërkombëtare, qëndrat e votimit janë hapur në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00.
Votuesit me votën e parë do të përcaktojnë deputetët në zonat e tyre dhe votën e dytë do ta japin për partitë.
Në bazë të sondazheve Partia e Qendres se Djathte qe mbeshtet Merkel rezulton rreth 14% mbi PSD me kandidat Martin Schulz, ish kryetar i Parlamentit Europian.
Në pankartat e fushatës ajo lavdërohet si “inteligjente, e ekuilibruar dhe e vendosur”, që premton ta mbajë Gjermaninë “në rrugën e suksesit”. Udhëheqësit e Bashkimit Europian shpresojnë se Kancelarja Merkel do ta forcojë pozitën e bllokut, ndërsa merr veten nga krizat e shumta.
38 parti marrin pjese në zgjedhje dhe ndërë më kryesoret janë:
•Partia Kristian Demokrate – CDU me 254 mandate ne Bundestagun aktual
•Partia Social-Demokrate SPD me 193 mandate
•E Majta – Die Linke me 64 mandate
•Aleanca 90/ Të Blertët me 63 mandate
•Partia e Bashkimit Kristian Social – CSU me 56 mandate
•Partia Liberale Demokratike – FDP me 0 mandate
•Alternativa për Gjermaninë AfD me 0 mandate
Nga sondazhet rezulton se ka disa mundësi për të krijuar koalicionet qeverisëse
1)Koalicioni “Jamajka” mes CDU, FDP dhe të Blertëve
2)Koalicioni CDU-FDP
Për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme konkurron një parti populiste e ekstremit të djathte që është kundër emigrantëve FDP.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com