Merkel, fitoi me 33.% të votave, ndërsa vendin e dytë e mbajtën socialdemokratët e Schulz, SPD me 20.5%. Rezultat historik kanë shënuar AfD e ekstremit të djathtë me 12.6%, forcë e tretë politike, duke marrë 94 vende në Bundestagun gjerman.
Rezultatet e tjera janë: Të gjelbrit (Green Party) 8.9%, e Majta 9.2%, AfD 12.6%, FDP 10,7%, ndërkohë që pjesmarrja në votime ka qenë 76.2%.
709 mandatet Bundestagut gjerman do të ndahen sipas këtyre shifrave CDU/CSU 246 mandate, SPD 153 mandate, AfD 94 mandate, FDP 80 mandate,të Majtët 69 mandate, Partia Gjelbër 67 mandate.
Në Bundestag futen 6 parti politike. Po sipas këtyre të dhënave, CDU merr shumicën e ulëseve por nuk ka arritur të marrë numrin e duhur të ulëseve për të krijuar qeverinë e re.
SPD e Schulz deklaroi se do të dalë në opozitë duke e hedhur poshtë mundësinë e vazhdimësisë së aleancës së krijuar në 2013, CDU do të kërkojë të bëjë aleancë të re me një nga partitë e Bundestag.
Procesi i krijimit të qeverisë së re mund të zgjasë deri në 6 muaj.
Rezultater Zyrtare:
CDU/CSU - 33%
SPD - 20.5%
AfD - 12.6%
FDP - 10.7%
Green Party - 8.9%
E Majta - 9.2%
(Rezultatet zyrtare)
Mandatet në Bundestag:
CDU/CSU - 246 deputetë
SPD - 153 deputetë
AfD - 94 deputetë
FDP - 80 deputetë
Të gjelbrit - 67 deputetë
Të majtët - 69 deputetë
Krahasimi me 2013
CDU/CSU -311 deputetë
SPD - 193 deputetë
Të gjelbrit - 63 deputetë
E majta - 64 deputetë
Në përqindje, 2013
CDU/CSU - 41.5%
SPD - 25%
AfD - 4.9%
FDP - 4.3%
Të gjelbrit - 9.8%
Zgjedhjet për Bundestagun gjerman
Ora 22:40 Protesta kundër AfD-së në Berlin, Frankfurt dhe Këln
Berlin, Frankfurt dhe Këln: Në të tri qytete u zhvilluan protesta kundër arritjes së AfD-së, e cila arriti të sigurojë deputetët për të hyrë në Bundestag.
Berlin, Frankfurt und hier in Köln: In allen drei Städten gab es am Sonntagabend Demos gegen den Einzug der AfD in den Bundestag. #btw17 pic.twitter.com/n1xpqYDdsZ
— WDR Aktuelle Stunde (@aktuelle_stunde) September 24, 2017
Ora 22:10 Merkel kthehet në selinë e CDU
Kancelarja është kthyer në selinë e partisë për të falënderuar mbështetësit e saj.
Ora 22:09 Merkel i kundërpërgjigjet zëdhënësit të AfD
"Nuk jam e sigurt se si Z. Meuthen është në gjendje të tregojë nëse dikush është posedues i pasaportës gjermane apo jo thjesht duke i parë në pamje të jashtme ato, unë nuk jam në gjendje ta bëj këtë".
Ora 22:08 Zëdhënësi i AfD vijon kritikat për politikat e Merkel në lidhje me emigrantët
Jörg Meuthen, një zëdhënës i AfD, thotë: "Bundestagu duhet të bëjë politika në interes të popullit gjerman.
"Dua të theksoj se ne i pranojmë njerëzit me një histori të migrimit, për sa kohë që ata janë plotësisht të integruar në shoqërinë gjermane.
"Për më tepër, dhe nëse Merkel vazhdon të mbrojë ligjshmërinë e vendimeve të saj në vitin 2015 [për marrjen e emigrantëve], atëherë ajo duhet të jetë pjesë e një hetimi parlamentar mbi ligjshmërinë e këtyre vendimeve.
"Ne nuk e pranojmë racizmin dhe ksenofobinë, në fakt këto ndjenja nuk ekzistojnë në partinë tonë".
Ora 21: 10 Hyrja e AfD në Bundestag, protesta në Frankfurt
Hyrja e nacionalistëve të AfD në Bundestag, ka bërë që mijëra njerëz të dalin në rrugë në shenjë proteste në kryeqytetin ekonomik të Gjermanisë Frankfurt.
(Protestat në Frankfurt)
Ora 20: 35 Schulz: Merkel do të jap gjithçka për të qëndruar në kancelari
Martin Schulz, kreu i SPD-së ka folur për koalicionin e mundshëm mes CDU/CSU të Merkel dhe FDP e ekologjistëve.
“Merkel do t’u japë atyre gjithçka për të qëndruar në kancelari. E di se si shkojnë këto bisedime të koalicionit”, ka deklaruar Schulz
Ora 18:50 Kreu i AfD: Do ndryshojmë Gjermaninë
“Ne do të ndryshojmë këtë vend”, theksoi kryesuesi i listës së ekstremit të djathtë, Alexander Gauland.
Ai doli përpara mbështetësve disa minuta pas publikimit të sondazheve të para nga televizionet publike duke premtuar se do të kundërshtonte hapur Angela Merkel.
Ora 18:40 Merkel shpall fitoren por e pakënaqur: S'është rezultati më i mirë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka përshëndetur mbështetësit e saj nga shtabi qendror elektoral në Berlin, duke deklaruar edhe fitoren e zgjedhjeve parlamentare.
Merkel tha se ky nuk është rezultati më i mirë, por gjithsesi sipas saj, CDU është partia më e fortë dhe si e tillë do formojë qeverinë e re.
"CDU do të kishte shpresuar për rezultat më të mirë, por nuk duhet harruar - duke shikuar prapa një sfide të jashtëzakonshme - që megjithatë arritëm objektivat tona strategjike: ne jemi partia më e fortë. Ne kemi mandat për të formuar qeverinë e re dhe ne do të formojmë qeverinë e re.
Ne kemi pasur 12 vjet përgjegjësi qeveritare dhe nuk ishte një përfundim i paregullt që ne do të ishim partia më e madhe përsëri", ka thënë Merkel.
Kancelarja gjermane ka komentuar edhe rritjen e ekstremit të djathtë, duke deklaruar se do analizojë shkaqet që çuan gjermanët të votonin ekstremistë.
"Por kjo ishte gjithashtu një zgjedhje që pa hyrjen në parlament të AfD-së. Ne do të kryejmë një analizë shumë të plotë; ne duam t'i rimarrim ata votues që votuan për AfD-në, për të zbuluar shqetësimet dhe shqetësimet e tyre.
Ne duhet të punojmë tani për një vend të drejtë dhe të lirë. Kjo do të thotë që ne duhet të bashkojmë të gjitha vendet e BE-së për të luftuar kundër shkaqeve të migracionit dhe për të luftuar imigracionin e paligjshëm. Është e qartë se tema e sigurisë është po aq shqetësuese për njerëzit si temë e prosperitetit.
Megjithatë, ne kemi një mandat për të marrë përgjegjësinë - dhe ne tani do të marrim atë tani, me zili me partnerët tanë".
Ora 18:30 Schulz pranon humbjen: SPD në opozitë, dalim nga qeveria
Kreu i SPD, Martin Schulz ka pranuar humbjen e zgjedhjeve për Bundestagun gjerman, duke deklaruar kalimin në opozitë.
"Ne do të jemi në opozitë", ka thënë Schulz përpara mbështetësve, ndërsa ka shtuar se SPD ndodhet në momente të vështira.
Ai ka deklaruar gjithashtu se do tërheqë ministrat nga koalicioni i madh me CDU-CSU, duke shuar çdo mundësi për ripërtëritjen e koalicionit që drejtoi Gjermaninë nga 2013.
Ora 18:10 Exit Pollet: Fiton Merkel me 33.5%
Dalin exit -pollet e para. CDU e Angela Merkel parashikohet të fitojë me 33.5%. SPD vjen e dyta me 20%.
Ora 18:00 Mbyllen Qendrat e Votimit në të gjithë Gjermaninë
Mësohet se pjesëmarrja në zgjedhjet për Bundestagun gjerman ka qenë 75%. Merkel kërkon mandatin e katërt si Kancelare e Gjermanisë, ndërsa Martin Schulz i SPD do tentojë të thyejë hemegjoninë e kryetares së CDU.
[gallery]24020[/gallery]
Redaksia Online
D.Ç./D.T/Shqiptarja.com