Gjermanët votojnë në tre lande, ndërsa zgjedhjet shihen si një provë e mbështetjes për politikën e kancelares Angela Merkel ndaj refugjatëve. Partitë kundër emigrantëve në muajt e fundit e kanë rritur mbështetjen, pas politikës me dyer të hapura të ndjekur nga Merkel. Më shumë se një milion emigrantë dhe refugjatë hynë në Gjermani në vitin 2015.
E pyetur të shtunën nëse ajo ishte duke u përgatitur për zgjedhjet e së dielës, Merkel tha se ishte gjithmonë gati. Sondazhet tregojnë se Partia Kristian-Demokrate e Kancelares është e para në landin Anhalt në lindje të vendit.
Një humbje e saj pritet në perëndim, në Baden-Ëuerttemberg, ku aktualisht partia e gjelbër gëzon mbështetjen më të madhe. Një kërcënim për politikat e qeverisë gjermane është Partia Alternativa për Gjermaninë, që kundërshton pranimin e emigrantëve.
Nëse kjo parti fiton atëherë, sipas analistëve, koalicionit qeverisës do t’i duhet të bëjë disa riformatime. Por zëvendës-kancelari Sigmar Gabriel ka thënë se pavarësisht rezultateve që do të marrë Alternativa për Gjermaninë, qeveria nuk do të ndryshojë qëndrimin ndaj emigrantëve.
Rezultatet e dobëta në zgjedhjet e së dielës do të ushtrojë presion shtesë mbi Merkel, ndërsa ajo është duke u përpjekur për të çuar përpara një marrëveshje mes BE-së dhe Turqisë, për të reduktuar numrin e emigrantëve dhe refugjatëve që hyjnë Evropën perëndimore.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com