Zgjedhjet në Gjermani, SPD fiton ngushtë kundër partisë së Merkel! Olaf Scholz i duhet koalicion për të qeverisur

Zgjedhjet në Gjermani kanë treguar të jenë vërtet të paparashikueshme duke u dhënë sërish shumicën social-demokratëve, pas 28 viteve si forcë e dytë parlamentare, duke surprizuar të gjithë dhe duke thyer paragjykimin se zgjedhjet në Gjermani ishin bërë të parashikueshme.

Në bazë të të dhënave paraprake SPD, e udhëhequr nga Olaf Scholz, siguroi 25.7% të votave, ndërsa blloku CDU i kryesuar nga Armin Laschet, mori 24.1%,., duke shënuar kështu rënien më të madhe në historinë e kësaj partie,.

Kjo përkthehet në 206 vende për SPD në parlamentin federal, i njohur gjithashtu si Bundestag, duke e bërë të nevojshme që partia të hyjë në bisedime për të formuar koalicionin qeverisës, me plot 162 mungesë për të siguruar shumicën .

Të Gjelbrit arritën rezultatin më të mirë në historinë e partisë së tyre, duke dalë në vendin e tretë me 14.8% të votave.

Scholz, i cili tha se votimi i dha partisë së tij "një mandat shumë të qartë për të siguruar një qeveri të mirë pragmatike për Gjermaninë" dhe që shpreson për të krijuar koalicionin e referuar si semafor, do me të Gjelbrit dhe Liberalët.

Me këto zgjedhje në Gjermani nis epoka post-Merkel, e cila ka qeverisur vendin për 16 vite.

Por, për të mësuar emrin e kancelarit të ri do të duhet të presim disa muaj, pasi fillimisht duhet të formohet koalicioni qeverisës dhe Merkel do të qëndrojë në krye të detyrës derisa të arrihet një marrëveshje për ndarjen e pushtetit. Kujtojmë se në vitin 2017 kjo fazë zgjati gati një gjysmë viti, derisa social-demokratët ranë dakord për të krijuar qeverinë me Kristjan-demokratët.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:12
Tre dekada në politik dhe 16 vite në krye të Gjermanisë, Merkel një histori suksesi

Hijerëndë, serioze dhe e akullt, kështu do të mbajnë mënd të gjithë “gruan e Hekurt” të Evropës, Angela Merkel.

Pas 3 dekadash në politik dhe 16 vitesh në krye të partisë konservative, Gjermanisë dhe Evropës, ajo ka vendosur të tërhiqet.

Më poshtë do të ndjekim disa fotografi të veçanta nga jeta dhe karriera e saj e gjatë.

  • Verë, 1989/ Merkel, është vajza me flokët e shkurtra në të djathtën e fotografisë, ndërsa pranë saj, Malgorzata Jeziorska dhe Joachim Sauer, bashkëshorti saj i ardhshëm në shkollën verore të kimisë në Poloni.

  • Nëntor 1990/ Vitin tjetër, ajo filloi fushatë në zgjedhjet e para federale gjermane që u mbajtën që kur vendi u ribashkua

  • Janar 1994/ Merkel u bë ministrja e mjedisit

  • Mars 1995/ Merkel duke qeshur me ministrin Horst Seehofer, gjatë një takimi të kabinetit

  • Mars 2000/ Merkel u zgjodh për të udhëhequr Demokristianët (CDU)

  • Korrik 2005/  Pesë vjet më vonë, ajo do të bëhej kancelarja e parë grua në Gjermania

  • Qershor 2007/  Pavarësisht se është Shekulli 21, politika ende dominohe nga burrat, kështu që zonja Merkel në këtë fotografi shfaqet me kryeministrin italian Romano Prodi, presidentin francez Nikolas Sarkozy, presidentin amerikan George Ë Bush, presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin britanik Tony Blair.

  • Prill 2011/  Hillary Clinton, sekretarja e atëhershme e shtetit amerikan, dhe zonja Merkel në Berlin

  • Qershor 2015/ Merkel me Presidentin e atëhershëm Barack Obama, pas një sesioni të samitit të G7 në Gjermaninë jugore.

  • Shtator 2015/ Vendimi i kancelares për të hapur kufijtë e Gjermanisë për refugjatët në 2015 e ndau vendin. Në foto, refugjatët që po kalojnë rrugën nëpër Hungari

  • Prill 2018/ Në një përballje me presidentin e atëhershëm të SHBA, Donald Trump 

  • Qershor 2018/ Migrimi nuk ishte çështja e vetme me të cilën ata do të përplaseshin. Koreja e Veriut, Irani dhe tregtia ishin gjithashtu të diskutueshme dhe çuan në momente si kjo në G7 në Kanada

  • 2020/21/ Ndërsa pandemia e koronavirusit u përhap në të gjithë botën, Merkel fitoi lëvdata për trajtimin e saj të hershëm të shpërthimit, disa thanë se backgroundi i saj shkencor e ka ndihmuar.
Ora 16:58
Shtatë gjërat që na mësuam zgjedhjet në Gjermani

Zgjedhjet në Gjermani i dhanë fitoren Social Demokratëve të qendrës së majtë (SPD) e ndjekur nga afër nga Kristian Demokratët (CDU/CSU). Të Gjelbrit dhe FDP liberale e rritën ndjeshëm pjesëmarrjen.

Por përtej kësaj, ka disa leksione që mund të mësohen nga këto zgjedhje

1. Ndarja e brezave

Partitë tradicionale të qendrës së majtë dhe të djathtë dolën përpara por nëse analizohen mosha e votuesve shfaqen elementë tejet interesante. Votuesit nën 30 vjeç preferuan të Gjelbrit (22%) dhe FDP -në liberale (20%) . Ndërsa votuesit mbi 60 vjeç votuan për qendrën e majtë (35%) dhe qendrën e djathtë (34%). Vetëm 9% shkuan për të Gjelbrit dhe 8% për FDP.

Por për shkak se shumica e elektoratit është më e vjetër, partitë e mëdha dolën të parat.

2. Ushtari Tinker Tailor ... qaj?

Një ish-shef i inteligjencës, ka dështuar në përpjekjen e tij për të hyrë në parlament. Hans-Georg Maassen kandidoi për Demokristianët, por në të djathtën ekstreme të partisë. Deri në vitin 2018 ai drejtoi agjencinë e inteligjencës vendase, por u detyrua të japë dorëheqjen kur u hodhën dyshime për dhunë të shkaktuar nga eksponentë të ekstremit të djathët në qytetin e Chemnitz.

Në këto zgjedhje ai ishte kandidat në Thuringia, një nga shtetet në Gjermaninë lindore ku ekstremi i djathtë , Alternativ für Deutschland (AfD) është veçanërisht i fortë.

Maassen po argumentonte që Demokristianët të forconin më tej politikat e tyre, larg politikave centriste të kancelares në largim Angela Merkel veçanërisht në lidhje me emigracionin. Por votuesit nuk ishin të bindur, duke e renditur atë të tretin në zonën e tij elektorale pas Social Demokratëve dhe AfD -së.

3. Pyetja -Schleswig-Holstein

Studentët e historisë së Shekullit XIX mund të kujtojnë - paksa - pyetjen e Schleswig -Holstein*. Ai u bë një nënkuptim për një dilemë diplomatike të ndërlikuar në mënyrë djallëzore.

Tani Schleswig, është përsëri në lojë në zgjedhjet gjermane. Partia që përfaqëson pakicën daneze dhe friziane në Gjermani ka hyrë në parlament për herë të parë në rreth 70 vjet.

SSË (emri i saj gjerman nënkupton Unionin e Votuesve të Schleswig -ut të Jugut) ka fituar një vend të vetëm. Ajo fitoi 0.1% të votave të përgjithshme, por përjashtohet nga pragu normal 5% për përfaqësim në Bundestag sepse përfaqëson një pakicë kombëtare.

Lord Palmerston tha: "Vetëm tre njerëz e kuptuan atë: bashkëshorti i princit, i cili ka vdekur; një profesor gjerman, i cili është çmendur; dhe unë, që kam harruar gjithçka".

Kështu mund të ndiheni pasi lexoni për numrin e koalicioneve të mundshme që mund të qeverisin Gjermaninë.

4. Plagjiaturë dhe politikë

Akuzat për plagjiaturë njollosën shanset e kandidates së të Gjelbërve për kancelare, Annalena Baerbock. Por një tjetër politikane femër, e cila gjithashtu u përball me akuzat për plagjiaturë, arriti një fitore të papritur.

Franziska Giffey, nga socialdemokratët edhe pse në fakt iu hoq doktorata sepse u zbulua se kishte plagjiaturë një pjesë të tezës së saj të doktoratës.

Sidoqoftë, ajo tani është kryebashkiakja e sapo zgjedhur e Berlinit - gruaja e parë që qeveris kryeqytetin gjerman. Partia e saj mundi të Gjelbrit, të udhëhequr nga Bettina Jarasch, me 21.4% në 18.9%.

5. Enigma e shpronësimit

Përveç zgjedhjeve federale, në Berlin u mbajt edhe një referendum për shpronësimet për të krijuar më shumë banesa sociale.

Rreth 56% votuan pro marrjes së pronave të pronarëve të mëdhenj në pronësi publike, ndërsa 39% ishin kundër.

Rritja e qirasë ka qenë një kthesë e rëndësishme në Berlin: një portal online i pronës llogariti se qiratë ishin rritur me 42% në pesë vitet e fundit. Kryebashkiakja e zgjedhur Franziska Giffey ka thënë se është kundër shpronësimeve, por rezultati i referendumit duhet të respektohet.

6. A do të ketë vende të mjaftueshme në Bundestag?

Me 735 vende, ky parlament gjerman duket se do të jetë më i madhi ndonjëherë. Por për shkak të sistemit zgjedhor gjerman, askush as autoritetet zgjedhore nuk e dinin sa i madh do të ishte. Kandidati kryesor në secilën zonë elektorale merr një vend, 299 prej tyre. 299 vende të tjera janë të rezervuara për listat e partive në 16 shtetet federale ose Bundesländer. Votuesit i rendisin kandidatët sipas preferencës.

Por kaq janë vetëm 598 vende, por nga vijnë 137 vende shtesë?

Këtu hyjnë në lojë votat e preferencës së dytë, bazuar në popullsinë në secilin shtet dhe sa vota shkojnë për partinë e dytë në secilën prej tyre.

I hutuar akoma? Duhet te jesh.

Partitë duhet të sigurojnë 5% të votës minimale, ose të fitojnë tre vende elektorale, në mënyrë që të hyjnë në parlament.

Kjo është mënyra se si partia e majtë ekstreme, Die Linke, ra nga lista. Pjesa e saj e votave ra me gati gjysmën nga zgjedhjet e fundit, në 2017, nga 9.2% në 4.9%.

Sidoqoftë, tre zonat zgjedhore që fitoi, në Berlin dhe Lajpcig, e shpëtuan atë nga harresa politike në nivel federal.

7. Baticë e kuqe në lindje dhe Laschet humbet në shtëpi

Në shenjë të asaj se sa mirë kanë bërë Social Demokratët, ata kanë marrë edhe zonën të cilin mbulonte më parë Angela Merkel. Ajo mbajti vendin në Mecklenburg-Pomerania nga 1990, zgjedhjet e para federale pas ribashkimit gjerman. Dhe pati një humbje simbolike për pasardhësin e saj si kandidati i qendrës së djathtë për kancelar, Armin Laschet. Pas një fushate zgjedhore të mbushur me gafa, ai nuk arriti të fitojë një vend në shtetin e tij të lindjes, North Rhine Ëestphalia. Kjo nuk do të thotë se ai është jashtë parlamentit ai do të hyjë në Bundestag në një vend të listës por kjo tregon thellësinë e dyshimeve të votuesve për të.

8. Pse u mbajtën zgjedhjet në të njëjtën ditë me Maratonën e Berlinit?

E njëjta gjë ndodhi në vitin 2017. Na vjen keq, ne nuk mund t'i përgjigjemi asaj...

Ora 16:12
‘Thyhet’ nga emocionet ‘Gruaja e Hekurt’ e Evropës, Merkel nuk i fsheh lotët pas humbjes së CDU

“Gruaja e hekurt” e Evropës, Angela Merkel, shfaqet e emocionuar pas largimit të saj nga politika, ndërsa CDU humbi zgjedhjet në Gjermani.

As maska anti-COVID, nuk mund t’i fshihte lotët që po rridhnin në faqet e saja, një shenjë lamtumire nga politika, nga e cila do të tërhiqet në dhjetor të këtij viti.

Ish-kancelarja, ka qëndruar në krye të partisë konservative për 16 vite, por duket se gjermanët zgjodhën kundërshtarët më të fuqishëm të saj, social-demokratët.

 

Ora 13:08
Kush është Olaf Scholz, lideri i SPD-së dhe kancelari i pritshëm i Gjermanisë?

Pretendenti për kancelar i Social-Demokratëve Gjerman Olaf Scholz, deklaroi se partia e tij kishte një mandat shumë të qartë për të formuar një qeveri të mirë, pragmatike për Gjermaninë. Por çfarë dihet për udhëheqësin e SPD dhe pasardhësin e mundshëm të Angela Merkel?

Scholz, një socialdemokrat u thekur në Osnabrück dhe u rrit në Hamburg. Kandidati social-demokrat për një periudhë të gjatë ka shërbyer si krye bashkiak i Hamburgut dhe aktualisht ministër i Financave, në kabinetin e drejtuar nga Merkel. Shpeshherë është konsideruar si robot, për mënyrën e tij sesi dhe flet dhe reagon, jo rrallëherë pa emocion…

 “Së pari, edhe unë kam emocione dhe shumica e njerëzve e dinë se për çfarë flas. Së dyti, po kandidoj për kancelar dhe jo për të qenë arbitër cirku”.

Për shumë vite atë e ndoqi nofka "Scholzomat", një lojë fjalësh e përbërë nga "Scholz" dhe "Automat". Gazeta e përjavshme "Die Zeit" e krijoi termin në 2003, sepse Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i SPD, Olaf Scholz, gjithmonë dukej si një makinë, kur shfaqej në publik. Kur e pyesnin Scholzin, ai përgjigjej vetëm me formula teknokratike, të cilat i përsëriste vazhdimisht.

 

Gjatë pandemisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi Scholtz për masat që mori pasi hartoi një buxhet të balancuar për të mbrojtur ekonominë gjermane dhe ndihmoi në krijimin e Fondit të Rimëkëmbjes së BE, pavarësisht kundërshtimit fillestar të Merkel.  Ai po ashtu bashkëpunoi me Francën për të promovuar përpjekjet për të vendosur një taksë minimale ndaj korporatave, si dhe rregulla të reja mbi taksimin e gjigantëve të teknologjisë. Ai ka akuzuar CDU/CSU, me të cilat është partner në koalicion, si një fraksion politik shumë i afërt me grupet e biznesit, si ato të pasurive të patundshme dhe pak para zgjedhjeve shumë miliarderë gjermanë të frikësuar nga ardhja e Scholtz, dërguan të asetete e tyre në bankat zvicerane, për t’i shpëtuar rritjes së taksave.  Si kancelar, ai ka premtuar se do të rrisë pagën minimale, do të forcojë kontrollet për qiratë dhe do të mbështesë investimet publike për një infrastrukturë më të gjelbër dhe më digjitale.

Karriera politike e Scholtz, është karakterizuar nga skandale të shumta. Si kryebashkiak i Hamburgut, ai u kritikua për qasjen e tij në Samitin e G20 në 2017, pasi ngjarja rezultoi në dhunë mes protestuesve dhe policisë. Ligjvënësit e opozitës e akuzuan atë për mungesë të mbikëqyrjes në fillim të këtij viti pasi në kohën kur ai ishte si ministër financash doli në pah skandali më i madh i pasluftës , në lidhje me kompaninë ‘fake’ të pagesave Wirecard

As SPD nuk e pati kurrë të lehtë të zgjidhte pragmatistin introvert nga Hamburgu, i cili gjithmonë flet vetëm aq sa është absolutisht e nevojshme për kandidad. Kur kandidonte për postet partiake, Scholz zakonisht merrte rezultatet më të këqija por arriti të ngjitet në shkallët e karrierës politike,  pa zhurmë dhe me efektivitet.  Por mes anëtarësimit në SPD si nxënës në 1975 dhe zgjedhjes  së tij në Bundestag në 1998, Scholz mësoi shumë për mënyrën sesi funksionon biznesi dhe sipërmarrja e pavarur, duke punuar si avokat i specializuar për ligjin e punës në firmën e tij në Hamburg. Kjo e formësoi atë.

Ora 12:40
Pesë mësime që mund të nxjerrim nga zgjedhjet në Gjermani

Votuesit gjermanë ditën e djeshme zgjodhën  përfaqësuesit për parlamentin e ri  federal, të njohur si Bundestag, në një zgjedhje thumbuese që do të përcaktojë pasardhësin e Angela Merkel.

Merkel po largohet pas 16 vitesh në detyrë dhe tre kandidatë bënë fushatë për të mbushur këpucët e kancelares: Armin Laschet nga CDU, Olaf Scholz nga SPD e qendrës së majtë dhe Annalena Baerbock nga të Gjelbrit.

Këtu janë pesë përfundime nga zgjedhjet:

  1. Në bazë të rezultateve paraprake Social Demokratët mundën Unionin Kristian Demokratik

Dy partitë kryesore gjermane ishin kokë më kokë natën e zgjedhjeve në garën më të afërt zgjedhore gjermane që nga viti 2002.  Rezultatet paraprake i dhanë Social Demokratëve të qendrës së majtë një fitore të ngushtë me 25.7% të votave, ndërsa blloku i Unionit Kristian Demokrat/Unioni Kristian Social mori 24.1%.

Kjo i bën zgjedhjet më të afërta në historinë e Gjermanisë që nga viti 2002, kur SPD dhe CDU të dy morën 38.5% të votave, duke shtuar se rezultatet ka të ngjarë të mos dihen për një kohë të caktuar ndaj votimit postar dhe COVID-19. Por partia që përfundon e para mund të mos ketë rëndësi pasi përfundimisht partitë do të duhet të punojnë së bashku për të krijuar një koalicion.

2. Partia CDU e Merkel siguroi "rezultatin më të keq ndonjëherë"

Partia e Angela Merkel, CDU edhe pse gjatë gjithë fushatës ishte pas SPD të qendrës së majtë, për javë të tëra, kandidati për kancelar i partisë Armin Laschet kishte një kohë të vështirë për të magjepsur votuesit.  Sipas rezultateve paraprake, pjesa e votave të CDU -së është ulur me gati 8 përqind në krahasim me vitin 2017, gjë që do të thotë që partia mund të humbasë 49 vende në Bundestag.

Rezultatet tregojnë "një rënie masive për CDU-në të Armin Laschet - rezultati i tyre më i keq ndonjëherë", tha Rafael Loss në zyrën e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin.

"Sidoqoftë, do t'i takojë Scholz dhe Laschet të gjejnë gjuhë të përbashkët me të Gjelbrit dhe Liberalët,  ose për një" koalicion semafor "me Scholz si kancelar ose një" koalicion Xhamajka "nën Laschet," tha Loss.

Do të thotë që në fund të fundit, Laschet ka ende mënyra të mundshme për t'u bërë kancelari i ardhshëm.

3. Të Gjelbrit shënojnë fitore historike dhe ka të ngjarë të jenë pjesë vendimtare në koalicionin fitues

Të Gjelbrit patën rezultatin e tyre më të lartë ndonjëherë në Bundestag me 14.8% të votave, një rritje prej 5.8  përqind në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, duke i bërë ata partia e tretë më e madhe në parlament. Kjo gjithashtu do të thotë që partia ka të ngjarë të jetë një faktor vendimtar në krijimin e qeverisë së ardhshme të koalicionit gjerman. Ndërkohë që të  Gjelbrit gjithashtu ka të ngjarë të vijnë të parët në zgjedhjet lokale të Berlinit, treguan sondazhet e daljes.

 

4. Koalicionet tre partiake mund të jenë të nevojshme për koalicionin qeverisës

Asnjë parti nuk do të ketë vende të mjaftueshme në Bundestag për të siguruar të vetëm shumicën, që do të thotë se ata do të kenë nevojë të formojnë një koalicion qeverisës. Por çdo koalicion përveç një "koalicioni të madh" të dy partive kryesore do të duhej të përbëhej nga tre parti politike.

Social Demokratët dhe të Gjelbrit shpresonin të formonin një qeveri koalicioni, por nuk do të kenë vende të mjaftueshme për ta bërë këtë dhe do të duhet një parti e tretë.  Kjo do të thotë se çdo koalicion me të Gjelbrit do të duhej të përfshinte Partinë Liberale (FDP), e cila ka fituar 11.5% të votave.

Andresen tha se të Gjelbrit do të preferonin të ishin në një koalicion me Social Demokratët dhe jo me Kristjan-Demokratët, edhe pse FDP do të preferonte të ishte në një koalicion me CDU.

5. AfD-ja e djathtë ekstreme dhe Die Linke e majta ekstreme, humbën vende në parlament

Këto zgjedhje ishin ‘një shuplakë’ në fytyrë për partitë ekstremiste, pasi qoftë e majta apo e djathta ekstreme kanë humbur vende në parlament.

Sipas rezultateve të hershme, Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) mori 10.3% të votave., nga 12.6% në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2017 kur partia ishte e treta në Gjermani.

Partia e ekstremit të majtë Die Linke, ra nën 5% të votave, një rënie e madhe nga 9% e votave në zgjedhjet e 2017. Do të thotë që Die Linke nuk ka vende të mjaftueshme për t'u dhënë shumicën socialdemokratëve dhe të gjelbërve, kështu që kandidati i SPD, Olaf Scholz do të duhet të mbështetet në Partinë Demokratike të Lirë (FDP) nëse dëshiron të udhëheqë qeverinë e ardhshme gjermane.

Ora 12:17
Socialdemokratët bëjnë parakalimin e fitores! Scholz: Duhet të formojnë qeverinë sa më shpejt të jetë e mundur

Mëngjesin e sotëm udhëheqja e SPD-së bëri një xhiro fitore duke falënderuar votuesit dhe duke e bërë të qartë se pavarësisht se çfarë pretendon CDU, ata nuk kanë një mandat për të formuar një qeveri të vetëm.

"CDU mori mesazhin nga votuesit se ata nuk duhet të jenë në qeveri. Ata na thanë që ne duhet të formojmë qeverinë, ata forcuan tre parti, SPD, të Gjelbrit dhe FPD. Këto parti duhet të udhëheqin qeverinë e ardhshme" tha lideri socialdemokrat dhe kandidati për kancelar Olaf Scholz,  duke iu referuar humbjes historike të konservatorëve.

Ndërkohë që theksoi se është koha për të krijuar një qeveri sa më parë të  jetë e mundur.

"Ne duam të hyjmë në bisedime me partitë e tjera për të formuar një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur. Një koalicion social, mjedisor, liberal ka ndodhur këtu në Gjermani dhe ne duhet të bashkohemi për të parë nëse mund të përballojmë sfidat e së ardhmes," tha kancelari i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë.

E ndërkohë që ftesa për të Gjelbrit dhe Liberalët ishte e hapur, Të Gjelbrit kanë parashtruar tanimë kërkesat e tyre.  Bashkudhëheqësi i Partisë së Gjelbër Robert Habeck  tha se të dyja palët mund të hyjnë në një koalicion, por matematikisht kjo do të kërkonte që një palë e tretë të bashkohej për të krijuar një shumicë. Habeck njëjtë si Scholz përmendi liberalët.

Ai vazhdoi të përcaktojë kërkesat minimale për çdo koalicion të mundshëm që të Gjelbrit mund të bashkohen. "Çdo qeveri duhet të marrë masa kundër ndryshimeve klimatike," tha ai  dhe t'i përmbahet marrëveshjes klimatike të Parisit 2014 dhe të trajtojë pabarazinë sociale në Gjermani.

Ndërkohë që Kristjan-demokratët, të cilët pësuan humbjen më të thellë në zgjedhje në historinë e vet, kanë fajësuar grindjet brenda partisë për një rezultat të tillë. Por gjithsesi lideri Armin Laschet, pas deklaratave të djeshme ende shpreson se mund të ketë shanse të zgjidhet kancelar i Gjermanisë, nëse do të kishte një koalicion me SPD-në.

J.SH./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vaksina e gripit dhe ajo e COVID mund të bëhen në një kohë, mjekja: Grupet e riskut duhet ta kryejnë vaksinën e gripit