Këtë të dielë në Gjermani zhvillohen zgjedhje, ku do të votohet për kancelarin e ardhshëm të vendit. Në garë janë kancelaria aktuale Angela Merkel dhe ish presidenti i PE, social demokrati i SPD Martin Schulz.

Pavarsisht se kancelaria ka shfaqur qëndrime kritike  ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë, ku i fundit nuk ka nguruar ta telefonojë dhe t’i uroj sukses për ditën e nesërme.

Lajmi është bërë me dije nga Shtëpia e Bardhë.

Mësohet se gjatë telefonatës, Trump edhe njëherë ka theksuar se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA do të vijojnë të forcohen.

Sipas pritshmërive Merkel perfaqësuese e CDU do të jetë sërish kancelaria e Gjermanisë, por gjithçka do të zbulohet pas zgjedhjeve të ditës së nesërme.

Kujtojmë se Merkel  prej 12 vitesh është gruaja lidere e Gjermanisë, e me gjasë mund t’i shtohen 4 vite të tjera. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com