Zgjedhjet në Himarë, KAS vendos hapjen e kutive! Opozita kërkon ‘prova’: 560 zgjedhës s’votuan për shkak të ID të skaduar

TIRANË- Me shpresën se do të gjejnë prova të reja që faktojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 4 gushtit, opozita ia doli të bindë KAS për hapjen e kutive të votimit të Himarës. Opozita kërkon të vërtetojë nga materialet zgjedhore që 560 qytetarë shkuan në qendrat e votimit, por nuk votuan, për shkak se kishin një ID të skaduar, ndërsa 260 të tjerë nuk u identifikuan nga pajisja, pasi karta e tyre ishte rinovuar së fundmi.

“560 zgjedhës që nuk janë lejuar të votojnë për shkak se kishin id të skaduara, nga mbi 6000 që nuk kishin të drejtën e votës. Shifra mund të ishte edhe më e madhe e qytetarëve që mund të kishin votuar nëse do kishte një udhëzim që t’I lejonte. 260 zgjedhës të tjerë kanë patur karta të rinovuara ditët e fundit, për këto kërkojmë marrjen e provës nga kutitë e materialeve zgjedhore", tha Franc Nuri. 

Bashkë me këto pretendime përfaqësuesit e opozitës pretenduan se disa qytetarë kanë votuar, edhe pse me një ID të skaduar. Por për këtë, nuk dhanë prova.

"Kemi disa informacione që mund të kenë votuar dhe me kartë të skaduar dhe dje pamë dhe raste kur ka pasur ID të vlefshme dhe nuk ka votuar", tha Nuri. 

"Ky informacion a është i kuantifikuar, pra a dihet sa persona me ID të skaduar kanë votuar?", e pyeti Rusmajli. 

"Nuk e kam infon e plotë. Por nëse provohet, gjykoj që jemi përballë një shkelje të rëndë", tha Nuri. 

"Nëse mungojnë provat, nuk ka asnjë vlerë dhe janë diskutime akademike", u shpreh Rusmajli. 

Këto shifra të marra së bashku, për opozitën janë arsye e mjaftueshme për të përsëritur zgjedhjet në Himarë, pasi përafrohen me diferencën e votave mes Tavos fitues dhe humbësit të zgjedhjeve Petro Gjikurisë.

Pasi opozita të shqyrtojë të dhënat e dala nga kutitë e votimit, KAS paralajmëroi se nuk do të ketë një shans të dytë për të, dhe se të hënën do të shpallë vendimin final nëse do të lërë në fuqi fitoren me 1477 vota të Vangjel Tavos apo nëse do të çojë drejt përsëritjes së zgjedhjeve në Himarë, sikurse përfaqësuesit e kandidatit humbës Petro Gjikurisë kërkojnë.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • filat: 23/08/2024 09:11

    Kush opozitë ajo NON GRATA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë